LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut nuk mund të mbajnë mjekër, mbetet në fuqi ndalesa

Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut nuk mund të mbajnë mjekër, mbetet në fuqi ndalesa

Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet në fuqi. Por ata mund të mbajnë mustaqe.

Gjykata Kushtetuese sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në Ushtri duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe me flokë të prera.


“Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit dhe flokët nuk duhet të bien mbi veshët dhe jakën e veshjes, domethënë nuk duhet të arrijnë mbi buzën e kapelës apo beretës. Ai nuk duhet të mbajë mjekër dhe nëse mban mustaqe duhet të jetë 0,8 centimetra e gjatë nga buza e sipërme dhe nuk duhet të shtrihen përtej saj. Flokët nuk duhet të jenë më të gjatë se 5 centimetra”, thuhet në dispozitën e kontestuar.

Iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij paragrafi është Shoqata për zhvillimin e rinisë për interes publik nga Dibra.

“Kërkuesit deklarojnë se çështja e mbajtjes së mjekrës është ligjërisht e lejueshme sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane dhe një dispozitë e tillë përbën ndërhyrje në të drejtën e jetës private. Thuhet se është absurde që nuk ka ndalim të mbajtjes së mustaqeve, ndërsa ndalim absolut për mbajtjen e mjekrës”, njoftuan nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori