Pjesë të përdorura për automjete, Dogana ndalon mallra në vlerë rreth 4 mijë euro

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë, është paraqitur një ngarkesë mallrash, ku gjatë ekzaminimit zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara.
Më njoftim bëhet e ditur se malli i konstatuar përfshin pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore.
“Pas verifikimit të mallit, vlera e tij arrin shumën rreth 4,000 euro. Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































