LAJMI I FUNDIT:

Pivovarov: Tensionet janë artificiale, të nxitura nga pushteti (Video)

Pivovarov: Tensionet janë artificiale, të nxitura nga pushteti (Video)

Ish shefi i zbulimit ushtarak Vlladimir Pivovarov për në një intervistë për TV Shenja vlerëson se situata e sigurisë në Maqedoni është një fuqi e mbushur që i duhet pak që të pëlcasë. Sipas tij, pushteti në largim është i gatshëm të realizojë skenare destabilizimi që mendja e njeriut as nuk mund t’i paramendojë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjendja e këtillë nuk është prej para ndonjë dite, por kjo është edhe para Përzhinës dhe përsëritet një kohë të gjatë. Por, çështje është se a mundet që kjo realisht të ndodh me atë që u paralajmërua se presidenti mund të shpall gjendje të jashtëzakonshme, i cili paralajmëroi edhe arrestime të opozitarëve, profesorëve. Duhet të përmbushen disa parakushte që të vijë deri tek ajo situatë. Parakushti i parë daton prej aktiviteteve ushtarake të vitit 2001, kur kishim insiormacione paramilitare. Faktori i dytë është se duhet të keni njerëz të gatshëm për këtë”, deklaroi Pivovarov.


Ai tha se siguria në Maqedoni është në një nivel të ulët, para se gjithash për shkak të krizës kriminale dhe theksoi se këta politikanë janë të gatshëm për çfarëdo lloj hapi./Telegrafi/