Spinaqi është i shëndetshëm, ndërkaq kjo pite ka shije të shkëlqyeshme dhe është shumë e thjeshtë për t’u gatuar
Sot u bëmë nostalgjikë ndaj gatimeve tradicionale dhe kujtuam shijen e mrekullueshme të pites me spinaq.
Përbërësit:
– 300 g spinaq,
– 1 filxhan miell;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 2 vezë,
– 1 filxhan qumësht;
– ½ filxhani gjalpë të shkrirë;
– 1 qepë;
– 250 g mozzarella të grirë në rende.
Përgatitja:
Spinaqin lajeni dhe zieni derisa të zbutet. Kur të zihet, lëreni të kullohet dhe të ftohet.
Në një enë tjetër përzieni miellin, kripën dhe pluhurin për ëmbëlsira. Pastaj shton vezët, qumështin dhe gjalpin e shkrirë.
Kur të bashkohen të gjitha, shtoni spinaqin, qepën e grirë dhe mozzarellën.
Zhvendoseni në enën për pjekje dhe futeni në furrë të cilën më parë e keni nxehur në 190 gradë Celsius dhe piqeni rreth 30 – 35 minuta.
Prisni që të ftohet para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë duhet të ketë në sofër për Bajram?

Marlenka – Ëmbëlsira që DUHET ta provoni për Bajram

Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë: Drekë shumë e shijshme

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Drekë familjare për 5 minuta: Provojeni këtë recetë për pite. Do t’i lëpini gishtat!

Sekreti i shijes së vërtetë në ëmbëlsirat e Bajramit: Gjithçka fillon me përbërësit e duhur