Pit Power Liga Total: Unioni SHPK fiton derbin e javës në Ferizaj

SUPERLIGA
Ndeshja hapëse e javës ishte derbi ndërmjet Unioni SHPK dhe Laçit. Kemajl Gashi me shoke ia dhuruan skuadrës se Unionit një nga fitoret me emocionuese të kësaj skuadre me rezultat 5-4, në një sfide ku shumë lehte ka mundur të ndahet me barazim. Pike të plota në derbin tjetër të kësaj javë arriti edhe Eskavatori e cila mposhti Restaurant Arxhendin me rezultat 3-2. Pjesa e parë u mbyll në favor të Arxhendit, ndërsa Eskavatori beri rikthim të madh me tri golat e Kastriot Bytyqit duke ia dhuruar piket e para këtë sezon skuadrës se tij.
Takim tjetër interesante ishte ai mes Elektring dhe Komogllaves & Eurolindi e cila u mbyll me barazim 1-1 me golat e Murat Imshitit dhe Fistrim Terziut. Me barazim u mbyllen edhe dy sfidat tjera , Shqiponja 3-3 Victoria dhe Nderimi 2-2 Termo, Orchide & Sëiss Plus dhe Termo Luli vazhduan me bilanc të 100% duke fituar ndaj Vetevendosje, respektivisht Maestros, ndërsa fitoren e parë këtë sezon e arriti BBF Company dhe Dental, të cilat barazuan në xhiron e parë mes vete. Takimi i fundit i kësaj xhiroje ishte fitorja e Guackes ndaj Elektroplast me rezultat 4-1.
Rezultatet, tabela dhe golashënuesit:
LIGA E PARË
Ndeshjet në Ligen e Parë kryesisht përfunduan me rezultat të pritshme përjashtuar këtu, humbjen e befasishme të ZyNa & Biodent e cila u mposht nga Colo Colo me rezultat 1-2 dhe gjithashtu fitoren e Unionit ndaj kampioneve të Ligës se Dytë në sezonin e kaluar FC Festa. Në anën tjetër Balaj deklasoi me rezultat 8-1 Ghost ku Labinot Shabani kontribuoi me het-trik, ndërsa nga dy gola shënuan edhe Albin Sadiku e Besfort Sadiku. Fitore të thellë arriti edhe Mercedes Benz Isa Service duke mundur Sojeva Adidas 6-1. Në këtë takim Isa Service u tregua fantastike duke dhuruar spektakël dhe gola të bukur, ndërsa kjo ishte fitorja e parë për këtë skuadër. Me rezultat 6-1 fitoi edhe Elita ndaj Al-Beni Plast, ndërsa Labinoti dhe Gama ndanë piket duke barazuar 2-2.
Takimi tjetër qe u u mbyll me barazim ishte ai ndërmjet Ferplast dhe StarGraf-Qendra A&V, ndërkaq me Fabefa dhe Termo Rosha vazhdojnë me fitore edhe pas javës se dytë të cilat mposhtën Shkëndinë, respektivisht Kombtaren A. Java u mbyll me një superndeshje ndërmjet Te Iriqi dhe Pleshines, e cila i takoi skuadrës mysafire. Pleshina krijoi epërsi 2-0 në pjesën e parë, ndërsa Te Iriqi u rikthye në loje përmes dy golave të Përparim Mulakut, mirëpo shpërdorimi i shumë rasteve i kushtoi kësaj skuadre në fund të ndeshjes, kur Kujtim Qeli dhe Fatlir Alili realizuan edhe dy gola tjerë për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme.
Rezultatet, tabela dhe golashënuesit:
LIGA 2A dhe 2B
Në Grupet A dhe B të Ligës së Dytë kishte disa ndeshje interesante. Në Grupin A, Te Luzha u tregua me e vëmendshme këtë javë duke fituar 7-2 ndaj Pure Poëer, ndërsa Sprint dhe Doni Fruits vazhduan me fitore edhe pas javës se dytë, ashtu sic beri edhe Big Eagle e FC One. Fitoren e parë këtë sezon e arriti edhe Terrni, të cilët mposhtën 6-1 skuadrën e Happy Makret, ndërkaq edhe Reklama Krosa u tregua me e kujdesshme këtë javë duke mos përsëritur gabimin e xhiros se parë, pasi arriti të fitojë 4-0 ndaj Classic.
Në Grupin B Gerlica e Hekuran Gashit vazhdoi me fitore duke mposhtur Flo Term 4-1. Rakaj ishin me fat përball Qiellit duke i marr një barazim 3-3, një sfidë ku Qielli shpërdoroi një numër të madh të rasteve. Fitore e para në Pit Power Liga Total i arritën Nerodime dhe Elsam Company, ndërkaq pikë të plota në dy xhirot e para arrin edhe Greme. Ndeshja e fundit ishte fitorja 8-2 e Komunës ndaj Hashanve, ku Fatmir Murseli dhe Rrezart Avdyli realizuan nga tri gola.
Rezultatet, tabelat dhe golashënuesit:


















































