LAJMI I FUNDIT:

Pishpiriku shqiptar mbërrinë në Amerikë dhe Kore të Jugut

Pishpiriku shqiptar mbërrinë në Amerikë dhe Kore të Jugut

Loja e digjitalizuar me letra Pishpirik është duke vazhduar të rritet dhe të arrij suksese të reja. Para pak ditësh faqja zyrtare e Pishpirik në Facebook arrijti në 200, 000 likes, sot vetëm pas një jave kjo shifër u rrit për 12,000 më shumë.

Gjithashtu sot kjo faqe në Facebook ka shënuar rekord në arritshmërinë e njerëzve, që kalkulohen vizitat, komentet, likes dhe shpërndarjet së bashku duke arritur shifron prej 10 milion njerëzve, duke u bërë faqja më e vizituar shqiptare në kohën e fundit në Facebook.

Karakteristika e këtyre 10 milion pëlqyesve është se rreth 2 milion prej tyre janë nga SHBA, 1 milion nga Korea e Jugut, 1 milion nga Malaysia, 1 milion nga Gjermania, 1 milion nga India e kështu me radhë. Ndërsa Kosova në këtë shumë kontribon vetëm me 52,246.
Floriment Klinaku, ideatori dhe njëri ndër zhvilluesit e Pishpirikut, në një prononcim për Telegrafi.com shprehet se është shumë i gëzuar për këto arritje.

"Edhe pse njerëzit nga Kosova në këtë shifër përbëjnë vetëm 0.52%, falenderimi dhe meritat u takojnë atyre, për shkak të aktivitetit dhe mbështetjes që kanë treguar vazhdimisht ndaj Pishpirikut nëpër rrjetet sociale" – ka shtuar Florimenti.


Gjithashtu Florimenti paralajmron se ka një kohë që janë duke punuar me intensitet të shtuar në publikimin e versionit të ri në platformën Desktop dhe publikimin e versionit të parë për platformat Android dhe iOS.

Me verzionin e ri per platformën Desktop do të vijë edhe verzioni i punuar për Telegrafi.com si partner i ngushtë i lojës Pishpirik dhe mbështetës i vazhdueshëm.

Me këto dy risi krijuesit e Pishpirikut presin ta ngrisin Pishpirikun në një nivel tjetër, dhe ta bëjnë edhe më shumë konkurues me lojrat e tjera në treg, gjithmonë duke aloduar në tregun global.

Pishpiriku është lojë tradicionale me letra, e cila ka tash e një vit që eshtë digjitalizuar në një format të ri social nga kompania kosovare Puntoria dhe mund të luhet në Facebook, dhe shumë shpejtë edhe në platofrmat Android dhe iOS. Tash pas një viti kjo lojë arrinë të ketë afër 450 000 përdorues, 212 000 likes në Facebook me një arritshmëri të njerëzve mbi 10 milion./Telegrafi/