I bënë të gjitha përgatitjet për ta filluar sezonin e verës, por koha jo e mirë ndikoi në mbarëvajtjen e punës së tyre.
Bëhet fjalë për bizneset verore, në veçanti për pishinën e Gërmisë, e cila e ndjeu më së shumti mungesën e temperaturave të larta.
Zyrtari për marketing nga kompania “Sport Marketing”, e cila e bën menaxhimin e pishinës, Emrush Hyseni tha se përkundër përgatitjeve e dëshirës së tyre për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, faktori kohë ka ndikuar që këtë vit të ketë numër dukshëm më të vogël të vizitorëve.
Si në asnjë vit tjetër, Hyseni thekson se këtë vit pishina nuk ka funksionuar rreth 17 ditë për shkak të temperaturave e motit me shi.
“Ne si staf i kemi bërë të gjitha përgatitjet me prit fluksin ma të madh të qytetarëve si e kemi traditë edhe viteve tjera, që t’u ofrojmë shërbime cilësore që ata me ato shërbime tona që i ofrojmë të ndahen të kënaqur dhe në fund ne me atë pagesë që e bëjnë ata në pishinën e Gërmisë”, tha ai.
Si njëri ndër punëtorët më të vjetër të kompanisë, Hyseni tha se ky ndryshim i madh i kohës dhe ndikimi i saj në numrin e vizitorëve po ndodhë për herë të parë.
Duke e krahasuar me vitin e kaluar, ai tha se kane rreth 25 mijë vizitorë më pak. Ndërsa, si mesatare për këto ditë sa kanë punuar është rreth 400 vizitorë në ditë, kurse, në vitet e kaluara kishin vizitorë deri në rreth 6 mijë në ditë.
Hyseni: Krahasimi me vitet e kaluara me dallime të mëdha në numërin e vizitorëve Video:
“Që do të thotë në përqindje as 40% të planifikimit s’kemi mund me realizuar. Kemi një mesatare rreth 400 vizitor në ditë, do të thotë, kemi prej 2 vizitorëve deri në 3 mijë e 500, një ditë ka qenë shumë e mirë e vikendit”, tha ai.
Si edhe çdo vit tjetër pishina posedon ekipin mjekësor, stafin higjienik, stafin e notit, stafin e shpëtimtarëve dhe kursin e notit.
Hyseni tregoi se këtë vit ka ndryshim në çmime. Sipas tij, gjatë vikendit çmimet për të rritur do të jenë 3 euro, ndërsa, gjatë ditëve të punës nga 2 euro. Kurse, për fëmijët pagesa mbetet e njëjtë.
Për kushtet që i ofron kjo pishinë, Hyseni tha se qytetarët janë shumë të kënaqur dhe se edhe ata kontribojnë në mirëmbajtjen e ambientit.
KosovaPress ka tentuar të marrë deklarata edhe nga ata pak vizitorë që ishin në pishinë, megjithatë, ata nuk kanë dashur të flasin para kamerës. Megjithatë, thanë se pishina ofron kushte të mira, në veçanti për fëmijët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën