LAJMI I FUNDIT:

Piraj: Fakti se prodhimet e Kosovës eksportohen tregon se janë shumë të mira – dallon shija dhe cilësia

Piraj: Fakti se prodhimet e Kosovës eksportohen tregon se janë shumë të mira – dallon shija dhe cilësia

Fakti se produktet e Kosovës eksportohen është tregues se ato kanë cilësi shumë të mirë thotë Burim Piraj, prodhues vendor dhe nismëtar i fushatës “Besa-besë” për bojkotimin e produkteve serbe.

Ai në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, tha se qytetari duhet të dijë të bëjë dallimin mes cilësisë së një produkti dhe shijes.

“Ka pasur njerëz që kanë dashur ta devijojnë fushatën duke thënë se prodhimet vendore kanë cilësi të dobët. Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të blihen produktet vendore. Ne konsiderojmë se vetë fakti se produktet e Kosovës eksportohen jashtë, janë shumë të mira. Qytetari duhet ta dijë një gjë – dallon cilësia e produktit dhe shija. Një produkt mund të jetë shumë i dëmshëm, por i shijshëm dhe anasjelltas”, deklaroi Piraj në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.


Burim Piraj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com // Foto: Ridvan Slivova

Ai shtoi se prodhuesit vendorë në Kosovë janë të dëmtuar, kjo pasi sipas tij, në institucione udhëheqin njerëz që nuk e njohin ligjin për tregti të brendshme, duke favorizuar kështu prodhuesit e huaj dhe jo ata vendorë.

“Është situatë jo e mirë në Kosovë. Nuk dua t’i adresohem qeverisë aktuale, por në aparatin shtetëror nuk ka njerëz që janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Ne e kemi pasur një takim në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku kemi takuar një zonjë që ishte e autorizuar për përpilimin e ligjit për tregti të brendshme. Unë kam qenë ekstrem ekstrem i befasuar nga energjia e zonjës që në ligj me qenë gjithçka kundër nesh dhe mos me qenë tolerante aspak”.

“Ligji i tregtisë së brendshme parasheh që 50 për qind e artikujve në markete duhet të jenë vendorë. E zyrtarja e MINT-it më thoshte nuk vjen në shprehje kjo. Nuk janë të vetëdijshëm për ligjin që e kanë në dorë. Prej CEFTA-s prodhuesit vendorë në Kosovë janë shumë të dëmtuar”, u shpreh Piraj.

Ai tutje foli edhe për fushatën “Besa-besë”, qëllimi i së cilës tha se është që t’i nxisë qytetarët që t’i bojkotojnë prodhimet serbe.

Piraj gjithashtu përmendi një problem me të cilin po përballen në vazhdimësi. Ai tha se brenda ditës pranojnë deri në 300 raportime për ndërrim të flamurit të origjinës së produktit.

“Kemi shumë problem me flamujt dhe të gjithë, diku mbi 100 mijë anëtarë sa jemi bërë në grupin e fushatës në Facebook, merremi me atë çështje. Deri në 300 raportime i kemi brenda ditës. Kemi parë se MINT ka deklaruar se Inspektorati i Tregut ka shqiptuar disa gjoba. Qëllimi i grupit tonë nuk është shqiptimi i gjobave, por të vendoset rregull në treg – pra duhet që të mos bëhet kontrabandimi i origjinës së produkteve”.

“Ne konsiderojmë që produktet serbe nuk janë të rëndësishme aspak. Edhe pa ato mund të jetohet mirë, përveç vajit dhe miellit. Tjerat nuk e ndryshojnë jetën e njeriut aspak. Nuk është tendenca jonë zëvendësimi i tyre, por heqja nga tregu”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori