Stefano Pioli këmbëngul që Zlatan Ibrahimovic 'nuk është racist', ndërsa shtoi se sulmuesit i vjen keq për kartonin e kuq ndaj Interit.

Zlatan Ibrahimovic u përfshi në një grindje me Romelu Lukaku të Interit gjatë derbit të Coppa Italia në fillim të kësaj jave në kuadër të çerekfinales së Coppa Italia.


Të dy lojtarët u ndëshkuan me të verdhë pas përplasjes, ndërsa në pjesën e dytë Ibrahimovic u ndëshkua me të kuqin, pas të dytit të verdhë.

“Atij i vjen keq për kartonin e kuq, por ai është i gatshëm dhe i vendosur për ndeshjen e nesërme”, ka thënë fillimisht Pioli.

lukaku ibra

“Ajo që ndodhi nuk është bukur, nuk e justifikoj, por këto gjëra mund të ndodhin”.

“Ibra sigurisht nuk është racist, tani është koha të ndalojmë së foluri për këtë”.

“Ai ka qenë gjithmonë në rreshtin e parë për të luftuar diskriminimet”, përfundoi trajneri i Milanit.

Ndryshe, Ibrahimovic dhe Lukaku gjatë përplasjes kanë shkëmbyer fyerje racore, fetare dhe familjare, ndërsa janë në pritje të ndonjë vendim-dënimi nga federata. /Telegrafi/

telegrafi sport app