LAJMI I FUNDIT:

Pioli flet për gjendjen shëndetësore të Maignan pas lëndimit të gjurit në Ligën e Evropës

Pioli flet për gjendjen shëndetësore të Maignan pas lëndimit të gjurit në Ligën e Evropës

Portieri i Milanit, Mike Maignan, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e premte) pas lëndimit të gjurit, por trajneri Stefano Pioli ka besim se francezi nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë.

Maignan u detyrua të largohet nga fusha vetëm pas 21 minutave në fitoren me rezultat 3-1 të Milanit në duelin ndaj Slavia Prahës mbrëmjen e së enjtes.

Pioli përditësoi gjendjen shëndetësore të portierit në konferencën pas ndeshjes, duke përjashtuar ndonjë lëndim të rëndë.


“Mike ndjeu dhembje në gjurin e tij, por nuk duket diçka shqetësuese. Do ta shohim, por mund të them se nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë Pioli.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Maignan do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Milan sot gjatë ditës.

Arteta dëshiron të nënshkruajë me lojtarin që vlen mbi 30 milionë euro, po që Milani e ka huzuar
Lexo po ashtu Arteta dëshiron të nënshkruajë me lojtarin që vlen mbi 30 milionë euro, po që Milani e ka huzuar

Ai pësoi një traumë në gjurin e tij të djathtë, por artikulacionet duket se janë të qëndrueshme raporton Sky Sport.

Reprezentuesi francez këtë sezon ka mbajtur 14 porta të paprekura në 36 ndeshje të luajtura gjithsej, duke pësuar në total 45 gola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori