LAJMI I FUNDIT:

Pilotit rus të helikopterit që dezertoi, do t’i jepen 500 mijë dollarë shpërblim nga ukrainasit

Pilotit rus të helikopterit që dezertoi, do t’i jepen 500 mijë dollarë shpërblim nga ukrainasit

Piloti rus i helikopterit që dezertoi në Ukrainë, do të marrë një shpërblim që kap shumën e 500 mijë dollarëve.

E përditshmja ukrainase Ukrainska Pravda citon zyrtarët e inteligjencës ushtarake të Kievit, që thanë se piloti Maksim Kuzminov do të pranojë një shpërblim nga Ukraina, transmeton Telegrafi.

“Ata rusë që nuk duan të bëhen kriminelë lufte, ju lutem dorëzohuni, kaloni nën anën e Ukrainës”, thuhet në raportin e inteligjencës ushtarak të Ukrainës.


Në disa postime të ndara në Telegram, departamenti i inteligjencës ukrainase ka bërë të ditur se piloti 28-vjeç tani u bën thirrje rusëve tjerë që të ndjekin shembullin e tij.

Piloti rus që dezertoi në Ukrainë me helikopter: Vdekje, lot e gjak - nuk do të jem pjesë e saj
Lexo po ashtu Piloti rus që dezertoi në Ukrainë me helikopter: Vdekje, lot e gjak - nuk do të jem pjesë e saj

Kuzminov foli gjatë një konference për media në Kiev lidhur me operacionin e rrezikshëm, që përfshinte fluturimin me helikopterin Mi-8 nga Rusia në Ukrainë.

Në raportin e departamentit të inteligjencës ukrainase, thuhet se piloti ka fluturuar shumë ulët.

“Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhë me mua. Me sa duket askush nuk e kuptoi çfarë ndodhi për tri apo katër ditë. Fluturova dhe zbrita me sukses”, u tha ndër tjera në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Evropa
Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Kalo në kategori