LAJMI I FUNDIT:

Pilaf me perime dhe kërpudha

Pilaf me perime dhe kërpudha

Përbërësit:

• 1 gotë me oriz
• 2 gota me ujë
• 1 qepë e vogël
• 1 kungull i vogël
• pak kërpudha
• një çerek lakër e kuqe
• 3 lugë gjelle vaj ulliri
• kripë dhe piper


Përgatitja:

Fillimisht skuqim qepën, më pas shtojmë lakrën, kërpudhat dhe kungullin. I japim një dorë orizit së bashku me perimet, ose e hedhim me ujin, kjo sipas dëshirës.

Ulim temperaturën e sobës sapo i kemi gjithë përbërësit në tenxhere. E mbyllim me kapak dhe e lëmë të ziejë derisa të ketë krijuar disa bulëza uji sipër dhe të jetë paksa e njomë.

Gatimi vazhdon kur ta lini të qetësohet të mbuluar me një peshqir për nja 15-20 minuta.

Mund ta servirni me nenexhik, djathë, vezë, sipas dëshirës.