LAJMI I FUNDIT:

“Pikë uji” jepet premierë në Cineplexx Prishtinë – Filmi që përfaqëson Shqipërinë në Oscar!

“Pikë uji” jepet premierë në Cineplexx Prishtinë – Filmi që përfaqëson Shqipërinë në Oscar!

Mbrëmjen e sotme, Cineplexx Prishtinë dhe Prziren hap dyert për një ngjarje të rëndësishme kulturore: premierën solemne të filmit “Pikë Uji”, një prodhim kinematografik që tashmë mban titullin e përzgjedhjes zyrtare të Shqipërisë për Çmimet OSCAR 2025, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Ky projekt është fryt i një bashkëpunimi ndërkombëtar mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Italisë dhe Polonisë – një bashkëprodhim i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nën regjinë e Robert Budinës dhe me producentë të mirënjohur si Sabina Kodra dhe Luan Kryeziu.

Në qendër të filmit është historia e Aidës, e interpretuar mjeshtërisht nga Gresa Pallaska – një grua e fortë, funksionare 45-vjeçare, që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në një sistem burokratik ku kompromiset shpesh janë çmimi i mbijetesës.

Por kur sistemi të cilit i ka shërbyer kthehet kundër saj dhe djali i saj adoleshent, Marku, përballet me akuza të rënda, Aida gjendet përballë zgjedhjesh të dhimbshme që sfidojnë moralin, nënën dhe rolin e saj në një shoqëri të privilegjuar që po lëkundet.

Me një kastë të fuqishme aktorësh që përfshin edhe Astrit Kabashin dhe Arben Bajraktarajn, dhe me një estetikë regjisoriale të kujdesshme, “Pikë Uji” flet fuqishëm për konfliktet e brendshme, sfidat e pushtetit dhe sakrificat që bëhen në emër të dashurisë dhe mbijetesës.

Premiera do të mbahet sot më 19 Qershor 2025, në Cineplexx Prishtinë, në ora 19:00 , ku mund te takon aktoret dhe nga ora 20:00 te shikoni filmin, poashtu pritet një mbrëmje e mbushur me emocion, reflektim dhe krenari për kinematografinë shqiptare që po ngjitet në skenën ndërkombëtare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

Ekonomi
Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Ekonomi
Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Ekonomi
Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve - pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve - pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Botë
Kalo në kategori