LAJMI I FUNDIT:

Pikat e dhimbjes dhe trajtimi i tyre me metodën ‘Dry Needling’

Pikat e dhimbjes dhe trajtimi i tyre me metodën ‘Dry Needling’

Dhimbjet muskulore përjetohen herë pas here tek të gjitha moshat, prandaj duke pasur parasysh jetën dinamike, mungesën e aktiviteteve fizike, të punuarit në kompjuter për periudha të gjata, udhëtimet e gjata me makinë etj. Si pasojë e këtyre gjendjeve vije deri te dhembja e muskujve dhe krijimi i ‘pikave të dhimbjes’ .

Blerton Hulaj,
Fizioterapist, MSc Cand.
tel: +38349251178
e-mail: blerton.hulaj@hotmail.com


Pikat e dhimbjes (trigger point = TP) janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndihet lehtë si një kokërr e vogël ose e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjitha fibrat muskulore mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel” të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen pika dhimbje miofashale, për t’i dalluar nga pikat e dhimbjes të formuara në indet e tjera të buta, si: lëkura, ligamentet, tendinat.

Klasifikimi:

TrP Aktive: Provokon simptomatologji të dhimbshme kur ushtrohet presion mbi to.
Trp Pasive (latent): Nuk ka dhimbje, gjetja dhe simptomat e TrP latent është e vështirë. janë në gjendje të aktivizohen dhe kthehen në TP aktive.

Shkaktarët:

Ndër shkaktarët më të shpeshtë janë ushtrimet fizike të bëra gabim, pozicionet e qëndrimit të jot ë mira, mungesa e ushtrimeve të zgjatjes gjatë dhe pas aktivitetit fizik, ndërsa më të rralla mund të jenë edhe infeksionet (bakteriale-virusale), inflamacionet, prishja e balancës hormonale,traumat akute, aksidentet e ndryshme, rrëzimet, frakturat, ndërhyrjet kirurgjikale.

Simptomat:

Simptomat më të shpeshta janë dhimbjet kokës, qafës, shpatullave, mesit, simptoma të tjera që shkakton TrP përveç dhimbjes janë: ndjesi dobësie, dridhje, ulje të lëvizshmërisë së gjymtyrëve, ndjesi të vjelljes, marramendje, dhimbje gjoksi etj. Nëse dhimbja zgjat relativisht shumë dhe bëhet kronike, mund të shkaktojë depresion. Shpesh TrP nuk shkaktojnë vetëm dhimbje në atë vend ku ato ndodhen, por edhe dhimbje diku tjetër në trup.

Trajtimi:

Pikat e dhimbjes mund të trajtohen në disa mënyra në varësi të trajnimit dhe specializimit të fizioterapistit. Zakonisht trajtimi fillohet me termoterapi për rritjen e qarkullimit të gjakut dhe rritjen e elasticitetit të muskujve, vazhdohet me presion masazhues në këto pika si dhe çdo here trajtimi përfundon me ushtrime të zgjatjes për muskujt e trajtuar.

Njëra ndër metodat më të shpejta dhe më efikase për trajtimin e këtyre problemeve është metoda ‘dry needling’, e cila përdorë gjilpëra të vogla për të liruar muskujt e tendosur me qëllim të reduktimit të përhershëm të dhimbjeve të muskujve .Kjo metodë është e përshtatshme veçanërisht për problemet e muskujve që janë shqetësuese për një kohë të gjatë, veçanërisht kur aty janë të pranishme trigger points.

Fizioterapisti duhet të jetë në gjendje të identifikojë TrP pasi ato mund të jenë shkaku kryesor i simptomave. Për të çaktivizuar TrP fizioterapisti përdorë gjilpërat të madhësisë së vogël (gjilpëra akupunkture). Në këtë mënyrë, muskujt detyrohen të relaksohen, me futjen e gjilpërës mund të ketë dhimbje minimale ose pa dhimbje. Trajtimi i muskujve me ‘dry needling’ shpesh mund të shoqërohet me një tkurrje të shkurtër të muskujve.

Kjo ‘tkurrje’ mund të jetë e parehatshme, por është me kohëzgjatje shumë të shkurtër. Zakonisht efektet pozitive do të jenë të menjëhershme(pas 2-3 seancave të para). Fleksibiliteti I muskujve rritet, niveli i lëvizjes përmirësohet dhe niveli i dhimbjes do të fillojë të bije. Pas një trajtimi muskujt e trajtuar shpesh ndihen ‘të lodhur’. Prandaj është një fenomen i zakonshëm.

Gjatë trajtimit të parë, fizioterapisti duhet të kryejë një trajtim të ngadaltë dhe sipërfaqësor. E gjithë kjo bëhet për të parë reagimet e para të muskujve dhe pastaj në seancat e radhës në bazë të arsyetimit klinik bëhet edhe rritja e intensitetit të trajtimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori