LAJMI I FUNDIT:

Pijet energjike nuk mbajnë zgjuar

Pijet energjike nuk mbajnë zgjuar

Nuk është e vërtetë se pijet energjike ju ndihmojnë të qëndroni pa gjumë. Sipas shkencëtarëve, kafeina është zgjidhje më e mirë për të rinjtë sesa sheqeri, nëse ata dëshirojnë të mos flenë.

Një studim i bërë në Londër ka treguar se pjesëmarrësit në studim, të cilët kanë pirë pije energjike të pasura me sheqer dhe me vlera të ulëta të kafeinës, nuk kanë arritur rezultate aq të mira në testet për vlerësimin e përqendrimit, në krahasim me personat të cilët kanë pirë pije pa sheqer.

Në bazë të këtij dhe studimeve tjera del se sheqeri nuk është aq efikas kundër gjumit, thonë studiuesit anglez.

Studimi është realizuar me dhjetë të rinj, të shëndoshë, të cilët kanë fjetur vetëm pesë orë para hyrjes në testin për përqendrim. Atyre u është dhënë të pinë pije të ndryshme dhe përsëri janë testuar. Studiuesit kanë vërtetuar se përqendrimi ka rënë te personat të cilët kanë pirë pije energjike të pasura me sheqer dhe me sasi të vogël të kafeinës.


Edhe pse pjesëmarrësve nuk iu janë dhënë pije të pasura me kafeinë, hulumtuesit kanë përfunduar se kafeina është shumë më efikase për të penguar gjumin në krahasim me sheqerin.