Pija e njohur në baza ditore mund të parandalojë sëmundjet e zemrës

Shijimi i birrës në baza ditore si mbrojte kundër sulmit në zemër, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera kardiake mund të tingëllojë si një kundërshtim masiv, por është e vërtetë: Pirja e një pije të ftohtë mund ta mbajë zemrën tonë të fortë.
Sigurisht, si shumica e gjërave në jetë, gjithçka ka të bëjë me moderimin.
Sipas disa studimeve të ndryshme gjatë viteve, pirja e vetëm një birre në ditë mund të na sigurojë antioksidantë të fuqishëm që ulin kolesterolin LDL (të keq), rrisin kolesterolin HDL (të mirë) dhe parandalojnë grumbullimin e yndyrës në arteriet tona.
Hulumtimet kanë gjetur gjithashtu se polifenolet në birrë (dhe verë) mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe të zvogëlojnë inflamacionin kronik.
Kohët e fundit, një studim i publikuar në BMC Medicine Journal zbuloi se pacientët të cilët kanë përjetuar tashmë një sulm kardiak ishin në gjendje për të shkurtuar në mënyrë drastike mundësinë e një sulmi të dytë në zemër, duke pirë sasi të ulët apo të moderuar alkoolit çdo javë.
Autorët e studimit pohuan se ata që konsumonin vetëm gjysmë gote birrë çdo ditë zvogëlonin rrezikun e përsëritjes së sulmeve kardiake me 50 për qind. Asnjë nga kjo nuk do të thotë që ju duhet të pini pak birrë çdo ditë për të mbrojtur zemrën tuaj, veçanërisht nëse nuk preferoni alkoolin.
Shoqata Amerikane e Zemrës paralajmëron gjithashtu që të mos kaloni në zakonin për të pirë më shumë se një ose dy pije në baza ditore. Pirja mund të ketë efekt të kundërt, duke shkaktuar rritje të presionit të gjakut, dobësim të muskujve të zemrës, rrahje të parregullta të zemrës, dridhje atriale dhe trigliceride të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës