LAJMI I FUNDIT:

Picë me spinaq e peshk

Picë me spinaq e peshk

Qamile Fetahaj Kajtazi

1. Përgatitja e brumit


(për një tepsi katrore me madhësi 36x40cm)

* 300gr miell
* 20 gr tharm buke
* 125 ml ujë
* gjysmë luge e çajit kripë
* 3-4 lgj vaj ulliri ose lule dielli

Përgatitja:

Mielli dhe kripa qiten në një enë, në mes të miellit qitet tharmi, uji i vakët dhe vaji, të gjithë përbërësit përzihen mirë, ena mbulohet dhe brumi lihet të vijë për 15-20 minuta.

2. Picë me spinaq e peshk

Përbërësit:
* 450 gr spinaq i ngrirë ose 600 gr i freskët
* 2 doza peshk toni
* 200 gr kaçkavall
* 1 qepë
* 4-5 lugë gjelle salcë
* domate, kripë, pipër i zi

Përgatitja:

Brumi përgatitet si më lartë dhe lihet të vijë. Spinaqi i freskët, grihet, lahet dhe kullohet. Në
një enë qitët 2-3 lugë gjelle yndyrë dhe spinaqi kaurdiset për 2-3 minuta hiqet nga zjarri, i qitën 2-3 lugë gjelle ajkë e thartë, kripë e pipër.

Nëse spinaqi është i ngrirë, qitët të shkrihet në zjarr të ngadalshëm, duke u përzier herë pas herë. Pastaj hiqet nga zjarri, po ashtu i qitët ajkë e thartë dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Përgatitët peta, qitët në tepsi, lyhet me salcë domateje, pastaj i qitët peshku dhe sipër peshkut qitët spinaqi e qepa e prerë në rrathë.

Në fund, kaçkavalli i grirë, shpërndahet sipër. Ne temperaturë 220° C pica piqet 12-15 minuta.

Librin me receta “Befasi të kuzhinës”, mund ta porositni online në webfaqen www.befasitekuzhines.com