Pezullohen xhirimet e filmit për James Bondin

Xhirimet e filmit të ardhshëm rreth agjentit të famshëm, James Bond thuhet se është pezulluar pasi Daniel Craig ka plagosur kyçin e këmbës.
Aktori anglez 51 vjeç, thuhet se ka lënduar veten ndërsa filmonte filmin e ardhshëm - aktualisht i quajtur Bond 25 - në Xhamajka.
Sipas The Sun, filmimi në Pinewood Studios në Londër, i cili ishte planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar.
"Siç pritej, ai ishte gjithashtu shumë i zemëruar që kjo kishte ndodhur. Ai hodhi xhaketën në terren pas lëndimit", kanë pohuar burimet e afërta me aktorin 51-vjeçar.
Xhirimet për filmin filluan muajin e kaluar, katër vjet pasi filmi i mëparshëm rreth Bondit, Specter, u shfaq në ekranet e mëdha të kinemave.
Ndryshe, për shumë kohë është pretenduar se skenari për filmin e pa titulluar është duke u ri-shkruar pafundësisht nga një komitet i përbërë nga prodhuesit, Cary Joji Fukunaga, Phoebe Waller-Bridge dhe 007 vetë, Daniel. /Telegrafi/



























































