Pezullimi i tarifave të reja të rrymës nga Gjykata Themelore, ZRRE thotë se do ta apelojë vendimin

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) thotë se do të paraqesë ankesë pranë Gjykatës së Apelit pas vendimit të Themelores rreth pezullimit të përkohshëm të tarifave të reja të rrymës për të cilën ishte vendosur në fillim të muajit shkurt.
ZRRE-ja thekson se ende nuk e kanë pranuar ende aktvendimin, duke shtuar pa shqyrtimin e Gjykatës së Apelit ky vendim nuk bëhet i formës së prerë.
“ZRRE-ja, mbështetur në dispozitat ligjore të nenit 23 paragrafi 2 Nenin 49 pararagrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 63 të LKA-së, lidhur me Nenin 176 të Ligjit 03/L-006 për Procedurën Kontestimore do të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor pranë Gjykatës së Apelit. Për informimin tuaj sipas Nenit 176 paragrafi 2 të LPK-së, definohet se: ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Telegrafin.
“Përderisa kjo çështje pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për Konfliktet Administrative ku përcaktohet se: Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshëm”, thekson ZRRE-ja.
Gjykata Themelore në Prishtinë ne fund të javës së kaluar pati vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
“Shtyhet ekzekutimi i vendimit 077/22 i datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 të paditurës ZRRE me seli në Prishtinë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses. Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit”, thuhet në njoftim e Gjykatës, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në mars kishte parashtruar padi kundër Vendimit të ZRRE-së, me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt, Bordi i ZRRE-së kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600kWh që ishte propozuar më parë. Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800 kWh do të ketë dy tarifa.

“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800 kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRRE-së.
ZRRE-ja pati theksuar se vetë 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë