Opozita shqiptare kërkon rritjen e numrit të deputetëve, ndërsa partia në pushtet kundërshton me arsyetimin se nuk mund t’ju japin më shumë vende se sa ju takon.

Në një prononcim për portalin Zhurnal, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të pranojë kërkesën e opozitës shqiptare, PDSH-së, që ata të kenë tre dhe jo dy aq sa u takon në bazë të ndarjes proporcionale.


“Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën, megjithatë ne nuk mund që opozitës ti japi një vend që na takon neve. Në bazë të ndarjes proporcionale dhe forcave në Parlament atyre u takojnë dy deputetë, ndërsa neve pesë, kjo është e qartë”, ka deklaruar
Xhaferi.

Opozita shqiptare edhe më tej mbetet në qëndrimin e tyre. PDSH-ja kërkon që në përbërjen e re të Komitetit të ketë tre anëtarë, ndërsa katër të jenë të BDI-së.

Mosmarrëveshje ka edhe mes deputetëve të opozitës maqedonase, LSDM-ja ka tërhequr propozimet e saja për shkak se VMRO-DPMNE-ja nuk pranon që deputeti Safet Bishevac, të jetë përfaqësues e bashkësisë etnike boshnjake. /Telegrafi/