LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Kapet një pjesëtare e ushtrisë duke kërkuar 3 mijë euro ryshfet

Petrovska: Kapet një pjesëtare e ushtrisë duke kërkuar 3 mijë euro ryshfet

Në një aksion të përbashkët, pjesëtarët e Shërbimit Ushtarak të Sigurisë dhe Inteligjencës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Bbrendshme kanë ndaluar një pjesëtare të ushtrisë për pranim të ryshfetit, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Punonjësja, duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime, shantazhoi një kandidat që merrtje pjesë në një shpallje duke i kërkuar 3000 euro për t’u pranuar.


“Kandidati ‘u tregua i suksesshëm” dhe me siguri do të ishte pranuar, por ndërhymë dhe punonjësja e pangopur do ta humbasë punën dhe do të ndiqet penalisht ashtu si bashkëpunëtorët e saj. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë: krimi nuk ka vend në ushtri! I inkurajoj të gjithë të raportojnë raste të tilla – krimi dhe korrupsioni do të marrin një përgjigje të ashpër dhe pa kompromis”, deklaroi Petrovska.