LAJMI I FUNDIT:

Petrov provokon shqiptarët me shenja naciste në megafonin e tij (Foto/Video)

Petrov provokon shqiptarët me shenja naciste në megafonin e tij (Foto/Video)

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas dhe inicuesi për ndërtimin e kryqit gjigant në lagjen Butel, Todor Petrov, ka provokuar rëndë shqiptarët me shenja naciste të vizuatuara në megafonin e tij gjatë protestës së maqedonasve para Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Telegrafi.

Gjatë fjalimit të tij para masës shihet megafoni me shenja naciste SS, 1488, 14 dhe 88. Këto shenja i përkasin qeverisjes së Adolf Hitler në Gjermani gjatë kohës së Holokaustit.

Todor Petrov Nazy


SS

Telegrafi Maqedoni ju sjell shpjegimin e shenjave që Petrov i mbante në megafon gjatë fundjavës. Fakti se shenjat naciste kanë qenë me të vërtetë në megafon e dëshmon edhe videoja më poshtë!

SS do të thotë ”Skuadra e mbrojtjes” që ishte organizatë paramilitare nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit dhe Partisë Kombëtare Socialiste e Punëtorëve Gjerman (NSDAP, Nazi Party). Spjegimin në anglisht mund ta gjeni këtu.

Numri 14 i referohet 14 fjalëve në anglisht “We must secure the existence of our people and a future for white children” që do të thotë ”Ne patjetetër duhet të sigurojmë ekzistencën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”. Spjegimin në anglisht mund ta gjeni këtu.

Numri 88 formohet nga renditja e shkronjës H si e 8 në alfabet. Numri 8 shkruhet dy herë dhe i referohet shkronjave HH që do të thotë Hail Hitler. Shkronjat HH janë edhe pjesë e propagandës ”WHITE PRIDE WORLD WIDE 1488!” që do të thotë ”Krenaria e të bardhëve në të gjithë botën”. Spjegimin në anglisht mund ta gjeni këtu.

Përndryshe, Todor Petrov ishte iniciatori i ndërtimit të kryqit gjigant në lagjen Butel në Shkup. Pas hudhjes së themeleve protestoi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe pastaj VMRO-DPMNE organizoi kontraprotestë për të larguar funksionarët e BDI-së nga vendi ku ndërtohet kryqi.Ditën kur u inagurua themeli i kryqit gjigant, Todor Petrov u rrah nga persona që ai tha se janë funksionar të BDI-së./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Rrihet Todor Petrov, pas vendosjes së kryqit gjigant

Gjithashtu lexo: Asani: Nuk e kam rrahur unë Todor Petrov-in

Gjithashtu lexo: Paditen penalisht tre persona për sulm fizik ndaj Todor Petrovit

Gjithashtu lexo: Petrov: Ja kush më rrahu! (Foto)

Gjithashtu lexo: Befason Petrov: Do të inicojmë ngritjen e një kishe në emër të Fan Stilian Nolit

Gjithashtu lexo: BDI: Përshëndesim nismën e Todor Petrovit (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori