LAJMI I FUNDIT:

Petro Koçi: Ballkani i Hapur s’do kishte mbështetje po të ishte i rrezikshëm

Petro Koçi: Ballkani i Hapur s’do kishte mbështetje po të ishte i rrezikshëm

Deputeti i Partisë Socialiste (PS) në Shqipëri, Petro Koçi tha se Ballkani i Hapur nuk do të kishte këtë mbështetje nëse do të ishte i rrezikshëm.

Sipas tij amerikanët nuk kanë nevojë të përdorin gjuhë diplomatike nëse diçka nuk shkon.


Ndërkohë sa i takon thirrjes së tyre për bashkimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që iniciativa të konsiderohet shumë e suksesshme, Koçi tha se qëndron, por nuk e bën më pak të realizuar seç është në këto momente.

“Do të ishte e udhës që edhe Kosova të përfitonte,” – u shpreh deputeti./Euronews Albania