Gastronomi i njohur shqiptar, Petrit Kllokoqi, ka realizuar së fundmi një ngjitje mbresëlënëse në Mont Blanc, majën më të lartë të Evropës, duke shprehur lidhjen e tij të thellë me natyrën dhe me familjen.

Me një postim në rrjetet sociale, Kllokoqi shprehu emocionet e tij për këtë eksperiencë unike: “Me bekimin e Zotit dhe përqafimin e maleve, u ngjita në Mont Blanc. Këtë ngjitje ia dhuroj zemrës tem: mamit, babit, motrave, mathukit tem Mires dhe Erzes, dashnis tem. Ju më mesut të kthehem drejt dritës, drejt natyrës e maleve që më japin jetë”.


Kjo ngjitje nuk ishte vetëm një arritje sportive, por edhe një ritual personal për Kllokoqin, që e sheh malësinë si një burim energjie dhe frymëzimi.

Ai përçoi mesazhin e dashurisë për familjen dhe vlerësimin e natyrës, duke e kthyer këtë aventurë në një përvojë të thellë shpirtërore.

Petrit Kllokoqi, i njohur jo vetëm për talentin e tij në kuzhinë, por edhe për pasionin për eksplorim dhe natyrën, u shpreh se maleve u detyrohet shumë për energjinë dhe frymëzimin që i japin për jetën dhe projektet e tij. /Telegrafi/