Petkov: Nëse vendimi nuk kalon në Kuvend, në Bruksel do të them se nuk ka heqje të vetos
Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov, ka thënë se nuk do të sjell vendim kokë më vete për Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht se do ta ndjek vullnetin e Kuvendit bullgar.
Siç transmetojnë mediat bullgare, Petkov ka deklaruar se kur kanë dashur ta tundojnë Bullgarinë, ia kanë përmendur çështjen e Maqedonisë.
“Sa herë që tentojnë të trondisin vendin, ngrenë hartën e Maqedonisë së Veriut, kjo na ndodh gjithmonë. Që ky koalicion të mbetet i paqëndrueshëm, flitej vazhdimisht për RMV-në dhe tradhtinë e ardhshme të Bullgarisë, 20 herë e kam përsëritur se nuk do të ketë vendim për këtë çështje pa Parlamentin bullgar, sikur të mos kisha thënë”.
“Ajo që do të shihni në ditët në vijim do të jetë përgjigja përfundimtare për këtë pyetje. Unë si kryeministër nuk do të marr asnjë vendim nëse nuk merr dritën jeshile nga Parlamenti bullgar. Javën e ardhshme do të shkoj në Bruksel, nëse nuk kemi një vendim të parlamentit bullgar, e vetmja gjë që do të them në Bruksel është: kam premtuar që këtë vendim ta marrë Parlamenti bullgar dhe pasi nuk e mori, unë nuk do të bëj asnjë ndryshim të qëndrimit bullgar”, tha Petkov.
Ai foli edhe për propozimin francez, i cili raportohet se tashmë ka arritur në Kuvendin bullgar.
“Kushtet e para me RMV-në ishin 5 +1. Me paralajmërimet për qasje të re ndaj fjalorit miqësor, ata menjëherë ranë dakord dhe u bë 4 + 1 pa kërkuar lëvizje reciproke nga Bullgaria. Gjëja e dytë që ndodhi është se në propozimin francez, megjithëse nuk e kam lexuar, ka garanci për bullgarët në RMV për antidiskriminim dhe se RMV nuk do të fillojë negociatat derisa të ndryshojë Kushtetutën dhe bullgarët të bëhen pjesë e popujve që përfaqësojnë këtë vend”, tha kryeministri bullgar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së
Pamje nga Struga, qyteti piktoresk që njihet për shumë gjëra
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre – banorët e lagjes “Prishtina e Re” tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit