LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Këto zgjedhje më të organizuar se të 2013-së

Peterle: Këto zgjedhje më të organizuar se të 2013-së

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për mbarëvajtjen dhe gjetjet e misionit për zgjedhjen lokale të 22 tetorit.

Peterle në këtë konferencë theksoi se dita e zgjedhjeve ishte e qetë, pa incidente të mëdha të regjistruara nga vëzhguesit e EU EOM të cilët i vizituan 466 vendvotime në të gjitha 38 komunat.

“Vendvotimet përgjithësisht u hapën me kohë dhe ishin të përgatitura për votim. Procedurat e votimit kryesisht u ndoqën dhe votimi u vlerësua pozitivisht në pothuajse të gjitha vendvotimet të vëzhguara, edhe pse ishin vërejtur raste të votimit familjar dhe abuzim i votimit me asistencë. Performanca e stafit të vendvotimit u përkeqësua në fazën e numërimit, kur 20 për qind e ekipeve të EU EOM e vlerësuan procesin negativisht pasi që procedurat e numërimit të votave nuk u ndoqën gjithmonë”, tha Peterle.


Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian ka prezantuar edhe disa nga problemet që siç tha ai janë dobësi afatgjate, që janë parë edhe në zgjedhjet e kaluara.

Ai tha se në listat zgjedhore vazhdon të figurojë një numër i madh i njerëzve të vdekur.

“Ka telashe dhe sfida të cilat nuk kërkojnë unitet kombëtar apo ndryshim të legjislacionit. Janë disa gjëra që kërkojnë ndryshim, e përmendëm listën e zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme që certifikatat e vdekjes të bëhen në mënyrë automatike dhe të mos lëshohen në bazë të kërkesës së familjarëve. Dëshiroj të them se ajo çka duhet të bëhet nuk është për t’ia bërë qejfin Brukselit, por e përmirëson cilësinë e demokracisë në Kosovë dhe gjithçka shkon në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se pres konferencat e partive kanë bërë shkelje të heshtjes zgjedhore.

Peterle më tej tha se mediat kanë mbuluar ngjarjet e 22 tetorit, por theksoi se ka pasur shumë programe të sponsorizuara dhe disa madje e kanë shkelur edhe heshtjen zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori