Nga: Elizabeth Paton
Përktheu: Fahredin Spahija
Peter Lindbergh, një nga shtyllat e fotografisë bashkëkohore të modës që kishte rol kyç në Epokën e Modeleve të viteve ’90 të shekullit të kaluar, vdiq në moshën 74-vjeçare – në Paris, të martën më 3 shtator 2019. Artisti i cili e ndante kohën mes Parisit, Nju-Jork-ut dhe Arlesit në jug të Francës, la pas gruan (e dytë) Petra, katër djem – Benjamin, Jeremy, Jozef dhe Simon – dhe shtatë nipër e mbesa.
Gjatë veprimtarisë mbi dyzetvjeçare – me portretet që ishin preferencë e tij, filmike dhe të natyrshme në teknikën bardhezi – u bë shtytës i karrierave të supermodeleve, si: Naomi Campbell, Christy Turlington Burns, Cindy Crawford, Kate Moss, Linda Evangelista etj.
Punët e tij u botuan rregullisht në ballinat e revistave ‘Vogue’ dhe ‘Harper’s Bazaar’, si dhe u ekspozuan nëpër hapësirat muzeale anekënd botës (ndër to në ‘Victoria & Albert’ në Londër dhe në ‘The Centre Pompidou’ në Paris). Ka botuar gjithashtu disa libra me fotografitë e tij të zgjedhura.
Angazhimi i fundit i Peter Lindberghut ishin portretet monokrome të 15 subjekteve të famshme – për numrin e shtatorit të ‘British Vogue’ (që u përgatit nën përkujdesjen e redaktores-mysafire, dukeshës Megan të Sussexit) – ku përfshihen, ndër të tjera: aktivistja e fushatës për ndryshime klimatike, Greta Thunberg, aktorja Jane Fonda dhe modelia australiane me prejardhje jug-sudaneze, Adut Akech.
“Ishte e pandalshme aftësia e tij për të parë bukurinë e vërtetë të njerëzve dhe të botës, dhe kjo do të jetojë tutje përmes fotografive që krijoi”, thotë Edward Enninful, redaktori i ‘British Vogue’ në artikullin kushtuar Lindberghut.
Peter Lindbergh në punën e tij përcjell romantizëm të papërkufizuar humanist, duke ofruar imazhe të njohura për fushatat reklamuese të markave të industrisë luksoze, si: Dior, Giorgio Armani, Prada, Donna Karan, Calvin Klein dhe Lancôme. Puna e tij ishte e lidhur ngushtë me krijimin e Epokës së Supermodeleve, e cila merr hov me ballinën e krijuar nga ai për numrin e janarit 1990 të ‘British Vogue’: një portret grupor të modeleve Linda Evangelista, Naomi Campbell, Christy Turlington, Cindy Crawford dhe Tatjana Patitz.
“Ishte një gjeneratë e re dhe ajo gjeneratë e re erdhi me një interpretim të ri të grave”, thoshte më vonë Lindbergh, për këtë ballinë. “Ishte fotografia e parë e përbashkët e tyre. S’e kisha idenë se ajo ballinë do ta bënte historinë”.
Fotografitë u realizuan për të inspiruar realizimin e videos për singllin e George Michaelit, ‘Freedom’ të vitit 1990.
Peter Lindbergh lindi si Peter Brodbeck, më 23 nëntor 1944, nga prindërit gjermanë që jetonin në Leszno të Polonisë. Kur ishte dy muaj, trupat ruse e detyruan familjen e tij ta braktisin Poloninë për t’u vendosur në Duisburg, në qendrën gjermane të industrisë së çelikut. Sfondi industrial i vendqëndrimit të ri do të bëhet frymëzim i vazhdueshëm për artin e tij. Fotografitë e tij të modës së lartë shpesh do të bëhen nëpër strehimore lufte apo në qoshet e rrugëve, mbushur me kamera, llamba e kabllo.
E la shkollën në moshën 14-vjeçare për të punuar në një shtëpi mallrash, pastaj u transferua në Berlin për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura. Karrierën fotografike e nisi rastësisht, pasi zbuloi se i pëlqente të bënte fotografi të fëmijëve të vëllait, siç tha ai më 2009, për revistën ‘Harper’s Bazaar’. Në vitin 1971 transferohet në Dusseldorf, ku ngriti një studio fotografike. Atje e ndryshoi mbiemrin në Lindbergh, pasi dëgjoi për një tjetër fotograf të quajtur Peter Brodbeck. Pas suksesit në Dusseldorf, për të shtyrë tutje karrierën e tij, u transferua më 1978 në Paris më 1978. Atë vit, me regji të Jean-Michel Vecchietit, u realizua dokumentaro për jetën e tij – “Peter Lindbergh – Stories of Woman” (Rrëfimet e grave). Në mesin e grave që shfaqen në dokumentar është gruaja e tij e parë, Astrid Lindbergh. Kjo martesë përfundoi me divorc.
Lindbergh ishte i njohur për qëndrimin e tij kundër retushimit në fotografi – temë e zgjedhur nga dukesha e Sussexit dhe e trajtuar të mërkurën në Instagram. “Puna e tij është nderuar globalisht, për kapjen e thelbit të temës dhe promovimit të idealeve të shëndosha të bukurisë, duke iu shmangur Photoshop-it meqë preferonte bukurinë e natyrshme me grim minimal”, tha ajo.
Në parathënien e librit të tij për vitin 2018, “Shadows on the Wall” (“Hijet në mur”), Lindbergh shkruante: “Duhet të jetë detyrë e çdo fotografi që kreativitetin dhe ndikimin ta ketë në drejtim të lirimit të gruas dhe të të gjithë njerëzve nga terrori i rinisë dhe i përsosmërisë”.”
Në vitin 2016, kur për kalendarin e kompanisë “Pirelli” fotografoi disa prej yjeve filmike – përfshirë aktoret Helen Mirren, Nicole Kidman dhe Charlotte Rampling – i paraqiti ato pa grim. “E urrej retushimin, e urrej grimin”, tha ai këtë vit, për ‘British Vogue’. “Gjithmonë them: ‘Hiqeni grimin!’… Nuk e besoni numrin e grave të bukura që më kanë kërkuar tua zgjas këmbët ose tua zhvendos tej shikimin. Është kulturë e çmendurisë!” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!
Artikull i vitit 1913, për tmerrin që e vuanin shqiptarët nga pushtimi serb e malazez: “Sa më shumë shqiptarë që vdesin, aq më mirë”!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj