Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor janë zyrtarisht një çift.

Ylli i “Saturday Night Live”, 27 vjeç dhe aktorja e “Bridgerton”, 26 vjeçe, konfirmuan marrëdhënien e tyre përmes disa imazheve të reja të publikuara nga DailyMail.


Ata u fotografuan së bashku në Stoke-on-Trent, Angli, të dielën.

42198664 9509785 Loved up Bridgerton actress Phoebe Dynevor has confirmed her rom a 4 1619377493408 Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

Dynevor dhe Davidson u panë në një shëtitje nëpër fshat së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin e duke qeshur.

Pete kishte të veshur një palë pantallona blu dhe një triko ngjyrë ulliri e një kapelë në kokë, gjersa në anën tjetër aktorja britanike u shfaq me një palë tuta gri e xhaketë blu.

Në fillim të prillit, komediani i njohur la të kuptohej se kishte filluar të dilte me yllin britanik.

42198696 9509785 Loved up Bridgerton actress Phoebe Dynevor has confirmed her rom m 3 1619377482932 Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

Në mars, dyshja thuhet se u panë në Angli dhe Brooklyn sepse aktorja po xhironte për “Younger”.

"Dukej sikur ata ishin në një lidhje dhe ata dukeshin të lumtur së bashku", tha një burim i cili dyshohet se i pa të kapur për dore.

Davidson ka një listë të gjatë të ish-ave duke përfshirë modelen Kaia Gerber , yllin e muzikës pop Ariana Grande, aktoren Kate Beckinsale dhe vajzën e Larry David, Cazzie David.

42198708 9509785 image m 85 1619372439136 Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)

Dynevor aktualisht është duke filmuar sezonin e dytë të "Bridgerton" në Angli. /Telegrafi/

42198708 9509785 image m 85 1619372439136 1 Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor (Foto: Backgrid)