Gjermania në një takim relativisht të baraspeshuar pësoi dy gola, duke hedhur shumë dyshime mbi formën e përfaqësueses para Euro 2012, tekas Franca dëshmoi se po kthehet në skenë shumë fuqishëm. Giroud (21’), Florent Malouda (69’) dhe Cacau (90’) mbyllën sfidën me rezultat 2-1 për francezët.


germany350

Italia në një sfidë të cilën e dominoi tërësisht, pësoi humbje minimale nga SHBA-të me golin e vetëm nga Clint Dempsey në minutën e 54, duke ngritur edhe më tej shqetësime mbi formën e sulmit Azzur, ku u paraqit nga fillimi Giampaolo Pazzini i cili vazhdon me ecurinë e keqe.

italy350

Triller i vërtetë u zhvillua në Wembley, ku Arjen Robben shfaqi klasin e tij prej anësori fantastik. Në pjesen e parë nuk kishte gola pasi ndeshja ishte tejet e bllokuar me anglezët që dominuan.

Sidoqoftë, kjo ndryshoi në pjesën e dytë, kur Arjen Robben u dha epërsinë tulipanëve (57’) para se atë ta dyfishonte Klas Jan Huntelaar (59’). Kur të gjithë menduan se sfida përfundoi, në mënyrë heroike realizuan Gary Cahill (85’) dhe Ashley Yound (90’) për barazimin e rezultatit në 2-2.

anglia350

Sidoqoftë, fjalën vendimtare e kishte Arjen Robben, i cili në minutën e parë të shtesës shënoi për 3-2 dhe fitoren sensacionale të holandezëve në Wembley.

Të gjitha këto sfida u zhvilluan në kuadër të miqësoreve parapërgatitore para kampionatit europian Euro 2012. /Telegrafi/

telegrafi sport app