Një grua që cilësohet si gruaja më e plotë në Azi dhe që dikur peshonte plot 300 kilogramë, ka arritur të humb shumicën e peshës së tepërt trupore pas dy ndërhyrjeve kirurgjike në bark.

Amita Rajani, 42-vjeçe, ishte detyruar të qëndrojë e shtrirë për më shumë se tetë vite, dhe vazhdimisht kishte nevojë për dy asistente sa herë që kishte nevojë të shkojë në tualet, transmeton Telegrafi.


1 111

Por pas ndërhyrjeve kirurgjike - të parën që e pati në vitin 2015 dhe të dytën më 2017 - ajo tani mund të ecë pa ndihmën e askujt dhe të bëjë ushtrime e udhëtojë nëpër gjithë Indinë.

2 65

Por, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi planifikon të futet në librin e rekordeve Guiness si gruaja më plotë që i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike në bark.

3 51

Ndryshe kjo grua nga India aktualisht peshon 82 kilogramë, dhe thotë se synon të dobësohet edhe më shumë. /Telegrafi/

4 36

5 29

6 26

7 24

8 20

9 14

10 14

11 17

12 5

13 4