LAJMI I FUNDIT:

Peshonte 190 kilogramë, humbi 118 – por tash ka një shqetësim tjetër të madh!

Peshonte 190 kilogramë, humbi 118 – por tash ka një shqetësim tjetër të madh!

Catherine Shanklin nga Oklahoma e SHBA-së dikur ka qenë në gjendje të mos lidhë vet as edhe këpucët, pasi peshonte 190 kilogramë.

Mjekët alarmuan se nuk do të jetojë gjatë, por ajo vazhdoi me të njëjtin ritëm.

Ndër të tjera, vuante nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, dhe imuniteti i saj ishte shumë i dobët.


Kjo ishte tre vjet më parë. Pastaj ajo vendosi të humbiste peshën e saj. Ndryshoi dietën dhe stilin e jetës në përgjithësi. Humbi 118 kg dhe sot ndihet krenare.

Megjithatë, edhe pse është e lumtur për humbjen e peshës, ajo është shumë e mërzitur nga lëkura e tepërt që ka mbetur.

Ajo ka gjithsej rreth 9 kilogramë lëkurë të tepërt që planifikon ta trajtojë në mënyrë kirurgjikale vitin e ardhshëm, pasi nuk ka mundësi të tjera.

“M’u deshën saktësisht tre vjet për të humbur peshë. Jam akoma e tronditur kur shoh fotot se si dukesha më parë dhe pyes veten nëse me të vërtetë jam unë”, tha Catherine.

Ajo zëvendësoi ushqimin e shpejtë jo të shëndetshëm me sallata, fruta dhe perime të freskëta – gjithashtu filloi të ushtrojë gjithnjë e më shumë.

“Shpresoj ta bëj operacionin për heqjen e lëkurës vitin e ardhshëm, ky është hapi i fundit”, tha ajo, duke shtuar se tash ka filluar një fushatë për të rritur kontributet vullnetare për operacionin e saj në GoFundMe. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori