Gjashtë peshkopë të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) kanë kërkuar nga Sinodi që të thërrasë Kuvendin, në mënyrë që Kisha të përcaktojë dhe të marrë një qëndrim unik për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Siç merr vesh gazeta serbe “Blic” peshkopët i dërguan kërkesat e tyre në dy muajt e fundit, megjithatë, Sinodi nuk iu përgjigje në mënyrë specifike asnjërit prej peshkopëve, nëse do të ketë ose jo Kuvend, apo edhe pse nuk po e thërret mbledhjen.
Burimet nga Patrikana bëjnë të ditur se peshkopët, anëtarë të Sinodit, në letrat për thirrjen e Kuvendit morën përgjigje të shkurtër “kërkesa është regjistruar” ose “merret në konsideratë”.
Kërkesa për mbajtjen e Kuvendit nuk lidhet drejtpërdrejt me nënshkrimin e ‘Apelit për Kosovë dhe Metohi’, në të cilën kanë vënë nënshkrimin e tyre disa peshkopë dhe klerikë. Kuvendi ishte kërkuar shumë më herët sesa u hartua Apeli, përcjell Telegrafi.
“Kërkesa për mbajtjen e Kuvendit nuk është as për as kundër Presidentit Vuçiq, dhe do të ishte gabim të interpretohet ashtu. Mbajtja e Kuvendit është një rrjedhë e natyrshme, një qëndrim i përgjegjshëm dhe përgjigje ndaj gjendjes në të cilën gjendet populli dhe shteti. Çështja e Kosovës po hyn në fazën përfundimtare dhe është e nevojshme që Kisha të përcaktohet ndaj zhvillimeve. Kisha duhet që në mënyrë unike të thotë se cili është kufiri deri ku mund të shkojmë, të japim një përgjigje parlamentare ndaj thirrjes së presidentit për dialog të brendshëm mbi çështjen e Kosovës. Kjo është një periudhë historike dhe duhet të ketë një qëndrim të tillë të Kishës për problemin më të madh, e i cili do të jetë i njohur për popullin dhe shtetin”, thotë një nga peshkopët.
“Blic” bisedoi me dy peshkopë që nuk ishin në grupin që kërkoi mbajtjen e Kuvendit. Qëndrimi i tyre është i afërt me mendimin e peshkopit që iu drejtuan Sinodit.
“E vërteta është se ndërsa nuk ka qëndrim unik kuvendar, peshkopët veprojnë sipas vullnetit dhe ndërgjegjes së tyre. Pra, ne kemi nënshkrimet në Apel, por kështu kishim paraqitjen e mitroplitit që shkaktoi reagime të ndryshme në opinion, të panevojshme për Kishën. Kishës nuk i duhet politizimi”, thotë peshkopi.
Aktualisht në Kishën Serbe qarkullojnë disa versione se pse është shtyrë dhe nuk është caktuar mbajtja e Kuvendit, megjithëse të gjitha ngjarjet flasin në favor të seancës.
Sipas një interpretimi, Sinodi dhe Patriarku po përpiqen të shmangin diskutimin për Kishën, marrëdhëniet e saj me shtetin, pushtetin dhe marrëveshjen e Brukselit. Polemikat mes peshkopëve pothuajse është e sigurt se do të ndodhnin, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta përfundonin Kuvendin me një qëndrim unik.
Sipas një interpretimi tjetër, ngjarjet në Kishë në këtë nivel të papritur u ngritën nga Peshkopi Irinej, një peshkop i cili prej kohësh ishte i njohur se e dëshiron fronin e Kishës Ortodoksë Serbe. Mbrojtësit e këtij qëndrimi, të cilët janë në shumicë, konsiderojnë se peshkopi i Backës dikton qëndrimin e Sinodit dhe në këtë mënyrë dëshiron që autoriteteve t’u dërgojnë një mesazh se ai është personi që ka fuqinë për të kontrolluar Kishën.
Njëri prej peshkopëve që ka nënshkruar ‘apelin për Kosovë dhe Metohi’, i cili është një nismë e Partisë Demokratike të Serbisë, ka thënë se fakti që ai nënshkroi iniciativën për Kosovën, e cila është iniciuar nga një parti, nuk do të thotë ndërhyrje në politikë ose mbështetje për këtë parti.
“Apelin i pari e ka nënshkruar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopi Atanasije (Jevtiq) dhe ata i informuan peshkopët e tjerë. Përgjigja se pse duhet të nënshkruhet është e thjeshtë – aktualisht ekziston vetëm kjo nismë lidhur me Kosovën dhe nuk e konsideron askush prej nesh si partiake. Unë besoj se sa më shumë njerëz ta nënshkruajë Apelin, ai do të jetë më pak partiak dhe më kombëtar”, thotë peshkopi, i cili kërkoi të mos i përmendej emri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Korçë, ishte i martuar me një shqiptare

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania