Një surfist 57-vjeçar humbi jetën në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në Sidnei të Australisë.

Viktima u identifikua si Mercury Psillakis, shkruan skynews.


Shërbimet e emergjencës u thirrën për sulmin. Pavarësisht një reagimi të shpejtë, burri u nxor në breg me lëndime të rënda dhe vdiq në vendngjarje.

Sulmi ndodhi rreth 100 metra larg plazhit.

Dëshmitari Mark Morgenthal tha se dëgjoi britma të tmerrshme pak momente para sulmit dhe pa peshkaqenin, një nga më të mëdhenjtë që kishte parë ndonjëherë.

"Ishte një burrë atje duke bërtitur, nuk dua të më kafshojë, nuk dua të më kafshojë, mos më kafsho”, tha Morgenthal. /Telegrafi/