Peshkaqeni katër metërsh filmohet me dron duke notuar pranë plazheve të Maine-it, autoritetet paralajmërojnë pushuesit

Policia në Maine të SHBA-së lëshoi një paralajmërim për një peshkaqen të madh, i dyshuar të jetë një peshkaqen i bardhë i madh, i parë duke notuar të hënën dhe të martën pranë disa plazheve publike.
Departamenti i Policisë së Scarborough tha në një njoftim për shtyp se oficeri i burimeve detare të qytetit mori një raport të hënën, për një peshkaqen të madh të parë pranë ishullit Richmond dhe plazhit Scarborough.
Policia mori një video të regjistruar nga një kamerë droni të hënën që tregon atë që duket të jetë një peshkaqen katër metra i gjatë pranë majës jugore të ishullit Richmond, pranë plazhit Higgins dhe Scarborough.
Plazhet mbetën të hapura të martën, por policia u bëri thirrje vizitorëve të jenë të kujdesshëm në ujërat lokale. /Telegrafi/














































