Fotografitë e mëposhtme nuk preferohet të shikohen nga personat e ndjeshëm
Pasditen e së martës pesëvjeçari D.K. është sulmuar nga qentë endacakë në afërsi të shtëpisë së tij. Ai ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ku më pas iu është nënshtruar intervenimeve kirurgjike.
Nëna e tij, Selvetja tregon se si ka ndodhur rasti, teksa thekson se është e shqetësuar për gjendjen e djalit.
Ajo thotë se gjithmonë janë të rrezikuar nga sulme të tilla dhe se tash e sa vjet kanë telashe me numrin e madh të qenve endacakë në lagjen ku jeton në Milloshevë të Obiliqit.
“Të martën pasdite ka dalë djali prej oborrit dhe menjëherë e kanë sulmuar tre qen të rrugëve, endacakë. Këtë problem e kemi në vazhdimësi. Kurrë nuk guxojmë me i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë vetëm, gjithmonë duhet t’i përcjellim me veturë. Se edhe unë për vete nuk guxoj me dal prej oborrit, prej qenve. Është diçka që është gjithë….
Është shumë e vështirë sepse e kemi menduar edhe më të keqën. Ka pasur shumë gjakderdhje, ka qenë shumë keq normalisht ka qenë shumë i shqetësuar, ka qenë shumë, shumë keq, ka qenë në gjendje të rëndë”, tregon ajo.
Tutje, Selvetja tregon për KosovaPress se djali i saj është ndihmuar nga një punëtor në afërsi të shtëpisë së saj.
“E ka parë një punëtor ngjit me shtëpinë tonë, është duke u ndërtuar një shtëpi. Dhe ata më së pari e kanë parë, ka shkuar për t’i ndihmuar ai dhe pastaj babai i vet… Është në Infektivë duke marrë terapinë që mos i infektohet varra sepse prej qenve endacakë mund të ketë infeksione… Është duke u trajtuar prej të martës, është duke vazhduar trajtimin derisa të shërohet”, deklaron ajo.
Nëna e pesëvjeçarit thotë se djali i saj që është edhe me autizëm po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë pas lëndimeve që ka marrë në shumë pjesë të trupit.
“Djali jem është me autizëm dhe normalisht nuk ka ditur të mbrohet. Edhe ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Kur e kemi marrë, ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ka plagë prapa veshit, në kokë, në kukë. Është shumë i lënduar.
Kemi shkuar fillimisht në Obiliq, aty kemi ardhur me ambulantë deri në Prishtinë. Këtu i kanë dhënë menjëherë ndihmën, kanë bërë intervenime, ka qepje nëpër trup. Tash ka filluar të marrë vetën, por ka trauma, si të fle vazhdimisht ka trauma, qanë. Është shumë i shqetësuar. Nuk kisha pas qejf me i ndodhë edhe dikujt tjetër”, tregon nënë Selvetja.
Ajo lutet që të mos përsëriten më raste të tilla, as për fëmijët të tjerë të lagjes.
“Desha të bëjë një thirrje, sepse edhe sot kur mendoj të shkoj në shtëpi të pushoj, menjëherë e pyes burrin ‘a janë larguar (qentë) a janë aty?’. Sepse unë jam duke u frikësuar që janë ende qentë prapa shtëpisë time. Sepse ka ardhur (nga) komuna i ka hequr dhe ka shkuar komuna, qentë janë kthyer aty ku kanë qenë. Do të thotë kjo nuk është që u zgjidh diçka. Thirrja ime është që të hiqen, të zgjidhet. Unë nuk kam asgjë kundër kafshëve, por nuk pajtohem të mbrohen kafshët më shumë se fëmija, e të rrezikohet jeta e fëmijës tim. Fëmija im ka shpëtuar, por ka shpëtuar për pak”, përfundon ajo.
Pesëvjeçari nga Millosheva e Obiliqit do të vazhdojë të trajtohet edhe disa ditë në Klinikën Infektive të QKUK-së. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite