LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja më e mirë në xhiron e dytë në Superligën e femrave

Pesëshja më e mirë në xhiron e dytë në Superligën e femrave
photo by: @Shpend Ahmeti

Java e dytë në Superligën e Femrave solli derbin e qytetit të Pejës. Peja 03 triumfoi ndaj Penzës më rezultat 59:97.

Dy vajzat më meritore për fitoren e parë në Superligë të Peja 03 ishin Saranda Daci e Agnesa Rrahmani.

Daci shënoi 19 pikë, 9 kërcime si dhe 6 asistime ndërsa Agnesa Rrahmani kontribuoi me 22 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.


Prishtina regjistroi edhe fitoren e dytë në udhëtim kësaj radhe ndaj Trepçës me rezultat 66:69. Dy lojtare me produktive ishin Jade Williams me 29 pikë, 14 kërcime 4 asistime ndërsa Marigona Rushiti shtoi edhe 13 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.

Fitore regjistroi edhe Bashkimi në shtëpi ndaj United Basketball me shifra 82:46, më e mira tek skuadra e Bashkimit ishte Sarah Mgbeike me 24 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime. /Telegrafi/