Pesë vjet nga aksioni policor “Monstra”. Familjarët e personave të arrestuar kujtojnë aksionin e tmerrshëm policor në të cilin ishin prangosur dhjetëra persona në mesin e të cilëve edhe gra të moshuara dhe vajza të reja. Përkundër dënimit të gjashtë personave me burg të përjetshëm, familjarët megjithatë akoma presin drejtësinë siç thonë e vërtetë, njofton Alsat M.
Është pesë vjetori që ne orvatemi dhe endemi që tu tregojmë njerëzve se ne nuk jemi vrasësit por vrasësit e patë edhe ju se ku gjinden fantomë ku gjendet organizimi , kush i mbron dhe ju mund ta merrni me mend se çfarë ka ndodhë para mediumeve dhe gazetarëve , por ne që nuk kishin as mbrojtje, lere se na kanë trishtuar neve fëmijët grave por edhe fqinjët dhe kanë mundur të na vrasin pa mos e ditur se kush jemi- tha Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarit në rastin “Monstra”.
Pesë vjet më parë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullova në prani edhe të ish zv.minsitrit Xhelal Bajramit dhe ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov duke e cilësuar si të suksesshëm aksionin tha se janë arrestuar vrasësit duke i etiketuar madje edhe si radikal islamik.
MPB-ja ka arrestuar autorët e vrasjes makre tek liqeni i Smillkovcës. Bëhet fjalë për një grup personash nga Shkupi. Ata janë mbështetës radikalistë islamik, të rrezikshëm edhe për të krishterët por edhe për myslimanët. Kundër përfaqësuesve të grupit do të ngrihen padi penale për veprën penale të terrorizmit – ka thënë asaj kohe Gordana Jankullovska, ish-ministre e brendshme.
Dënimi me burg të përjetshëm të gjashtë personave ngjalli protesta të shqiptarëve të cilët kundërshtonin këtë vendim gjyqësor duke e cilësuar të njëjtin si të motivuar politikisht. Për rastin Monstra disa herë u përfol se ekzistojnë biseda të përgjuara por të njëjtat ende nuk janë bërë publike. Prokuroria Speciale disa herë ka kërkuar që ky rast t’i kalojë për hetim këtij institucion por kërkesa e saj tani disa muaj nuk shqyrtohet nga Këshilli i Prokurorëve. Vendimi përfundimtar për këtë rast pritet të merret nga Gjykata Supreme ku nga kjo gjykatë është konfirmuar se seanca do të zhvillohet brenda këtij muaj në një seancë publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë