LAJMI I FUNDIT:

Pesë top stile flokësh nën kapelë: Çdo qime do të jetë në vend të vetin! (Foto)

Pesë top stile flokësh nën kapelë: Çdo qime do të jetë në vend të vetin! (Foto)
Young, hip and attractive blonde walking around the city

Arsyeja përse nuk e bartin shpesh është që nuk e dimë se çfarë stili flokësh të bëjmë nën kapelë, dhe që kur të heqim kapelën, flokët të mos duken sikur të të ketë kapur rryma elektrike.

Këto pesë stile mund t’i bartni pa u brengosur dhe me lehtësi, do të dukeni shkëlqyeshëm edhe kur ta hiqni kapelën! – transmeton Telegrafi.


1. Gërsheti i shkujdesur apo hala e peshkut

Bishtaleci i cili duket nën kapelë është frizurë e preferuar e shpejtë, e cila mund të jetë gati në çast. Me gërshetin mund të lozni ashtu që të thurni dy nga të dy anët apo vetëm në njërën anë.

A post shared by SparksOfInspo (@sparksofinspo) on Feb 21, 2018 at 12:23am PST

2. Gërsheti në formën e bishtit të kalit

Flokët e mbledhura në bisht është zgjedhje e preferuar të cilën jua propozojmë ta bëni në pjesën e ulët të kokës, në mënyrë që bishti të mos duket si gungë nën kapelë.

A post shared by LifeWithEssie (@ester.fomenko) on Feb 20, 2018 at 6:45pm PST

3. Gërsheti i ulët

Është zgjedhje e shkëlqyeshme për nën kapelë, sepse flokët mbeten të mbledhur dhe të pandryshuar edhe pas heqjes së kapelës.

A post shared by Look du jour (@lookdujour_ca) on Dec 21, 2017 at 5:03pm PST

4. Flokët e lëshuara

Flokët e lëshuara më së mirë është të stilizohen në atë mënyrë që të nxirrni disa xhufka dhe t’i vendosni pranë fytyrës, ndërkaq me kapele mbuloni vetëm majën e kokës, duke e mbajtur sipër veshëve. Nëse keni balluke, nxirrni nga kapela..

Tallazet solemne

Tallazet e lehta në flokë japin dukje romantike dhe relaksuese të cilat më së miri është t’i bëni me ndihmën e figaros apo të hekurit. Kaçurrelat nuk është e nevojshme t’i bëni nga rrënja e flokëve, për shkak se kapela do t’i rrafshojë. Bëni nga niveli i veshit në drejtim të skajeve.

/Telegrafi/