LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar nga përleshja mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë

Pesë të arrestuar nga përleshja mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se dy persona janë lënduar si pasojë e përleshjes që ka ndodhur sot mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Dy tifozeritë e klubeve respektive, ‘Forca’ dhe ‘Pampurat’ u përleshën në hyrje të stadiumit ‘Ekrem Grajçevci’ duke u gjuajtur mes vete me mjete të forta.

“Sot rreth orës 15:00, në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të fortë, me ç’rast janë lënduar 2 prej tyre”.


“Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se Vushtrria ia doli që në fund të triumfojë në këtë përballje me shifrat 3-1, falë dy golave të Urim Statovcit dhe një tjetër të Daut Maxhunit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori