LAJMI I FUNDIT:

Pesë simptomat më pak të njohura të kancerit që duhet t’i dini

Pesë simptomat më pak të njohura të kancerit që duhet t’i dini

Kanceri është sëmundja ku qelizat në pjesë të caktuara të trupit rriten dhe riprodhohen në mënyrë të pakontrolluar.

Për momentin nuk ka ndonjë ilaç që e shëron këtë sëmundje, prandaj diagnostikimi i hershëm ndihmon në rritjen e shanseve për të mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Shenjat e caktuara, si gjëndrat, janë simptoma më të njohura se disa tjera.

Prandaj, duke marrë parasysh se ka disa simptoma që ende nuk dihen mirë, më poshtë jua sjellim ato.

Kolli i vazhdueshëm

Kolli është i zakonshëm, por ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nëse kolli nuk largohet ose keqësohet, kjo është shenjë se duhet ta vizitoni doktorin.

Humbja e pashpjegueshme e peshës

Ndryshimet e vogla të peshës përgjatë kohës konsiderohen si normale, por, nëse vëreni se keni rënë dukshëm në peshë dhe nuk keni ndryshuar dietën, atëherë njoftojeni doktorin.

Fryrja e vazhdueshme e barkut

Fryrja e barkut është e zakonshme dhe vjen e shkon, e posaçërisht te femrat ose pasi t’i keni ngrënë disa ushqime të caktuara.

Megjithatë, nëse keni fryrje të vazhdueshme, mirë është të kontrolloheni.

Problemet me frymëmarrje

Nëse jeni duke mbetur shumë shpesh pa frymë, gjithsesi njoftojeni doktorin.

Problemet me urinim

Problemet me urinim përfshijnë nevojën për të urinuar menjëherë ose më shpesh. Gjithashtu problemet e tilla përfshijnë edhe paaftësinë për të urinuar ose keni dhimbje kur e bëni këtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori