Pesë receta të mrekullueshme me kafe që nxjerrin në pah bukurinë tuaj natyrale

Në botën e kozmetikës, kafeina është e shkëlqyeshme për stimulimin dhe zgjimin e lëkurës dhe është e mundur që ta përfshijmë atë në rutinën tonë themelore të bukurisë që kemi në shtëpi, duke përdorur kafenë që pimë çdo ditë si përbërës kryesor
Këto pesë receta të thjeshta që kanë kafe brenda, do të zgjojnë bukurinë tuaj natyrale në maksimum.
Kafeja ka përbërësin kryesor alkaloid, kafeinën. Në kozmetikë, ky element vlerësohet për përfitimet që i jep shëndetit të lëkurës. Nëse shikoni etiketat e produkteve kozmetike që përdorni, do të vini re që kafeina është e pranishme në shumë formula.
Sigurisht, në varësi të llojit të lëkurës dhe zonës që do të trajtohet, kafeina funksionon në mënyra të ndryshme. E mira është që kjo substancë mund të përdoret në gjendjen e saj më natyrale, për të përgatitur kremra, shampon dhe pastrues lëkure, pa komponime artificiale, të cilat ndihmojnë për t’i bërë lëkurën dhe flokët tuaj të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Si? Këtu janë pesë recetat shumë të lehta:
1. Maska shtresuese
Kafeja është një eksfoliant natyror, i shkëlqyeshëm për heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe vepron si një anti-inflamator. Pas një maske relaksuese kafeje, lëkura në qafë dhe fytyrë do të jetë e butë, e pastër dhe e lëmuar.
Do t’ju duhet:
▪ 1 filxhan kafe (150 g)
▪ 1 gotë sheqer kaf (200 g)
▪ 3 lugë vaj ulliri (48 g)
▪ 2 lugë gjelle mjaltë (50 g)
Si të përgatisni:
Përziejini të gjithë elementët në një enë dhe sigurohuni që maska të mos jetë shumë e trashë, që të përhapët lehtësisht në lëkurë.
Si ta përdorni:
Aplikoni një shtresë të maskës në të gjithë fytyrën dhe qafën. Ndërsa veproni kështu, shfrytëzoni rastin të masazhoni lëkurën. Lëreni derisa të thahet dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Mbajeni masën në një enë të mbyllur mirë në frigorifer, në mënyrë që të mund të aplikoni maskën një herë në javë.
2. Skrab për buzët
Buzët janë kontribuuesi më i madh për një buzëqeshje të bukur, kjo është arsyeja pse është e nevojshme t’i mbani të hidratuara dhe të shëndetshme. Kjo mund të realizohet duke pirë ujë të mjaftueshëm, duke përdorur një balsam buzësh çdo ditë dhe duke hequr lëkurën e thatë. Gjëja e mirë është që ju mund të bëni një pastrim të thjeshtë dhe të lirë në shtëpi.
Do t’ju duhet:
▪ 1 lugë kafe
▪ 2 lugë vaj ulliri (ose ndonjë vaj tjetër që preferoni)
Si të përgatisni:
Përziejini të dy përbërësit në një filxhan ose tas derisa të kombinohen.
Si ta përdorni:
Aplikoni skrabin në buzët tuaja dhe përdorni gishtin për të masazhuar butësisht me lëvizje rrethore. Përdoreni të paktën 3 herë në javë. Shpëlajeni me ujë dhe më pas aplikoni balsamin hidratues të preferuar.
3. Shamponi
Kafeja përmban veti që e bëjnë atë të shkëlqyeshëm për kujdesin e flokëve dhe kokës. Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës, duke parandaluar humbjen e flokëve. Gjithashtu forcon flokët, errëson pak ngjyrën natyrale dhe siguron një aromë të këndshme. Nëse keni ëndërr për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, ky shampon është pikërisht ajo që ju nevojitet.
Do t’ju duhet:
▪ shampon neutral
▪ 5 lugë kafe
▪ 1 gotë ujë
Si ta përdorni:
Përdorni një shampon që nuk përmban shumë komponentë. Nxeheni ujin pak, pa e zier atë. Lëreni të ftohet pak dhe përzieni ujin me kafenë në të njëjtën gotë. Me ndihmën e një gypi, derdheni përzierjen në shishen e shamponit. Mbylleni dhe tundeni mirë. Lëreni shamponin për 2 orë para se ta përdorni.
Si ta përdorni:
Aplikoni shamponin si zakonisht, duke masazhuar kokën në një lëvizje rrethore. Lëreni produktin për 5 minuta. Mund ta përdorni 2 ose 3 herë në javë.
4. Kujdesi për rrathët e errët poshtë syve
Gjumi i dobët, stresi ose sëmundja janë shkaqet e shpeshta të shfaqjes së rrathëve të errët nën sy, të cilët ju bëjnë të dukeni të lodhur dhe më të vjetër. Luftimi ndaj tyre është shumë i thjeshtë dhe mund ta bëni duke përdorur vetëm 2 përbërës: kafe dhe një patate! Kafja e zezë gjeneron një rritje në prodhimin e kolagjenit. Për më tepër, patatet përmbajnë vitaminë B6 dhe vitaminë D, të cilat janë të mira për lëkurën. Përveç kësaj, ajo freskon pamjen.
Do t’ju duhet:
▪ 1/4 filxhan kafe e zezë pa përmbajtje sheqeri
▪ 2 feta patate
Si ta përgatisni:
Zhytini 2 fetat e patates në një filxhan kafeje të zezë shumë të ftohtë. Lërini për 2 minuta dhe kullojini.
Si ta përdorni:
Vendosni feta mbi sytë tuaj dhe lërini të ulen për 20 minuta.
5. Skrab trupi
Kafeja është shumë e mirë për të luftuar celulitin, sepse, siç përmendëm më parë, stimulon qarkullimin e gjakut. Kjo ndihmon në largimin e lëngut të tepërt që grumbullohet në indin lidhës. Duhen disa minuta shtesë për të përfshirë kafenë në rutinën tuaj të bukurisë, por padyshim që ia vlen koha.
Do t’ju duhet:
▪ 5 lugë kafeje të bluar
▪ 3 lugë vaj gruri
Mbështjellje plastike
Si të përgatisni:
Përziejini të dy përbërësit në një tas derisa të formojnë një masë të trashë.
Si ta përdorni:
Aplikoni përzierjen në zonat e trupit që i konsideroni problematike (kofshët, krahët, të pasmet dhe barku). Mbulojeni me mbështjellës plastik për 30 minuta. Hiqeni atë, masazhojeni zonën me lëvizje rrethore për 5 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përdoreni dy herë në javë. Bright Side
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Përgatitja e kësaj pije do të përmirësojë gjendjen e lëkurës tuaj, do të çojë në shkëlqim dhe butësi

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame