LAJMI I FUNDIT:

Pesë problemet që po përballet Interi para ndeshjes me Barcelonën – Inzaghi është nën presion

Pesë problemet që po përballet Interi para ndeshjes me Barcelonën – Inzaghi është nën presion

La Gazzetta Dello Sport thekson pesë problemet që duhet të zgjidhë trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duke filluar nga ndeshja kundër Barcelonës për të shpëtuar punën e tij në “Stadio Meazza”.

Mediumi italian beson se tri ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të vendosur të ardhmen e Inzaghit, i cili humbi katër nga tetë ndeshjet e para të Serisë A këtë sezon, plus një në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Nerazzurrët presin Barcelonën në San Siro nesër (e martë) dhe La Gazzetta thekson pesë problemet me të cilat duhet të përballet Inzaghi duke filluar nga takimi vendimtar i Ligës së Kampionëve me skuadrën e Xavit.


Mbrojtja

Interi ka pranuar tashmë 13 gola në Serie A, dy më shumë se sezonin e kaluar pas tetë ndeshjesh. Ajo që është edhe më shqetësuese është se dy nga pesë të fundit erdhën nga goditjet e lira, duke sugjeruar që lojtarët nuk janë gjithmonë të përqendruar. Stefan de Vrij e ka humbur vendin e titullarit ndaj Francesco Acerbit, ndërsa Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e detyrës. Reprezentuesi sllovak kishte arritur një marrëveshje me PSG-në në verë, por Interi refuzoi të shesë për më pak se 70 milionë euro dhe La Gazzetta vëren se “koka e tij duket se është diku tjetër” në fillimin e sezonit.

Konfuzion

Lojtarët e Interit duken shumë nervoz gjatë ndeshjeve. Ishte një nga çështjet e diskutuara nga klubi dhe trajneri në shtator, por Inzaghi duket se nuk e ka zgjidhur këtë problem.

Kaos i portierit

Inzaghi ka qenë i alternuar mes Samir Handanovic dhe Andre Onana, duke përdorur nënshkrimin e ri në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut dhe Viktoria Plzen. Ish-portieri i Ajaxit do të startojë mes shkopinjve kundër Barcelonës, por shumë tifozë të Interit shpresojnë se ai së shpejti do të bëhet titullar i rregullt edhe në ndeshjet e ligës. Handanovic është dukur i lëkundur ndonjëherë dhe është fajësuar për golin e Paulo Dybalas, ndërsa Onana bëri dhjetë pritje kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke sugjeruar që Inzaghi duhet të rimendojë hierarkinë midis shkopinjve.

Të varur nga Lukaku

Ndeshja kundër Barcelonës është e teta që ai mungon këtë sezon për shkak të një lëndimi muskulor. ‘Big Rom’ kontribuoi në dy gola (një gol dhe një asist) në tre ndeshjet hapëse të sezonit në Serie A. Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez kanë shënuar vetëm nga një herë pasi Lukaku është detyruar të largohet nga fusha. Nuk është rastësi që Matteo Darmian ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se mungesa e të huazuarit të Chelseat ‘nuk duhet të jetë një justifikim ‘ kundër Barcelonës nesër.

Lëndimet

Disa lojtarë kyç kanë pësuar lëndime këtë sezon: Henrikh Mkhitaryan, Romelu Lukaku, Hakan Calhanoglu, Marcelo Brozovic dhe tani Lautaro Martinez i cili është në dyshim për ndeshjen me Barcelonën, siç konfirmoi Inzaghi. Ajo që është edhe më shqetësuese është se të gjithë këta lojtarë kanë pësuar lëndime në muskuj, një ‘rastësi’ e çuditshme që trajneri dhe stafi i tij duhet ta analizojnë me kujdes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori