Pesë persona lëndohen në një vetaksident në Zallq të Istogut
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Zallq të komunës së Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq – Istog. Si pasojë e vetaksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë e ditur deri në këto momente.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























