LAJMI I FUNDIT:

Pesë ndryshime që i ndodhin lëkurës gjatë menopauzës

Pesë ndryshime që i ndodhin lëkurës gjatë menopauzës

Bashkë me ndryshimet e humorit, afshet e nxehta, thatësinë vagjinale, ka edhe plot ndryshime të tjera që u ndodhin grave gjatë kësaj etape që quhet menopauzë

Këtë herë vëmendja është te lëkura dhe gjithë gama e ndryshimeve që ky organ pëson.


Ja për cilat ndryshime bëhet fjalë!

1. Ndryshimet në lëkurë mund të fillojnë para menopauzës

Faza para menopauzës quhet perimenopauzë dhe ajo karakterizohet nga luhatja e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit. Gjatë kësaj periudhe ka një rënie të përgjithshme të niveleve të hormoneve, duke sjellë probleme edhe në lëkurë. Kjo çon në skuqje, ndërsa ky organ bëhet edhe më i thatë dhe më i prirur ndaj shpërthimeve hormonale, akneve etj.

2. Ndjeshmëri më e lartë ndaj produkteve kozmetike

Përveç skuqjes së lëkurës dhe akneve, gratë mund të kenë ndjeshmëri ndaj produkteve të lëkurës që bëjnë pjesë në rutinën e kujdesit. Kremrat e diellit që dikur i përdornit pa asnjë problem, tani mund ta bëjnë lëkurën të skuqet më kollaj. Ndikim në këtë gjë ka fakti që thatësia e lëkurës dhe niveli i ulët i estrogjenit krijojnë një barrierë në lëkurë për përthithjen e produkteve të ndryshme kozmetike.

3. Skuqje e theksuar në lëkurë

Gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, lëkura juaj bëhet më delikate. Në këtë moment, një serum antioksidant me përbërës qetësues që luftojnë skuqjen si vitamina C apo polifenolet, këto janë zgjidhja për të minimizuar këtë efekt, shkruan Pure Wow.

A është e mundur ta vonosh menopauzën?
Lexo po ashtu A është e mundur ta vonosh menopauzën?

4. Thatësi e lëkurës dhe shpërthim aknesh

Luhatjet e mëdha të hormoneve gjatë kësaj periudhe, sidomos të estrogjenit që pengon sekretimin e sebumit kanë efekt në tharjen e lëkurës. Gjithashtu, nivelet e ulta të androgjenit, një prej tyre testosteroni çojnë në bllokimin e poreve, shpërthimin e akneve dhe thatësinë e lëkurës, citon Anabel.

5. Ndryshime në gjithë ciklin e jetës suaj

Ekspertët thonë se menopauza për gratë nuk është një shëtitje në park! Ndaj, merrni frymë për një moment dhe ktheni sytë nga vetja nëse po e përjetoni atë. Jo vetëm problemet me lëkurën, por edhe ulja e ritmit të angazhimeve dhe më shumë dedikim për veten janë ajo që ju duhet. Më shumë trajtime profesionale, masazhe, relaks, të gjitha janë investimi që ju duhet në këtë fazë delikate për gratë. /Telegrafi/