LAJMI I FUNDIT:

Pesë ndeshje të futbollit dhe një e basketbollit të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022 në Kosovë

Pesë ndeshje të futbollit dhe një e basketbollit të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022 në Kosovë

Faqja e njohur e cila bën raportin e integritetit të basteve, IBIA, ka publikuar raportin për qarkun e dytë të vitit 2023, ku rezulton se pesë ndeshje në futbollin e Kosovës dhe një në basketboll janë raportuar si të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022.

Sporti kosovar si duket është i prekur nga bastet pasi tash e një kohë po publikohen vazhdimisht lajme të ndryshme.

Fillimisht një medium francez raporti për një skuadër kosovare të futbollit si të dyshimtë rreth basteve, ndërsa më vonë u tha se ka edhe klube tjera.


Fituan qindra mijëra euro në baste me ndeshjet e futbollit të dyshuara për trukim në Kosovë, nëntë persona në pranga në Francë
Lexo po ashtu Fituan qindra mijëra euro në baste me ndeshjet e futbollit të dyshuara për trukim në Kosovë, nëntë persona në pranga në Francë

Megjithatë, përveç futbollit, rezulton se edhe basketbolli kosovar është i prekur dhe kjo mund të jetë e ditur shkaku i dënimeve të disa gjyqtarëve kosovarë nga FIBA.

Sipas IBIA, në raportin për qarkun e dytë të vitit 2023, rezulton se pesë ndeshje në futbollin e Kosovës dhe një në basketboll janë raportuar si të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022.

Në futboll të dyshuara janë një ndeshje më 2019 dhe nga dy ndeshje më 2021 dhe 22, ndërsa në basketboll ndeshja e dyshimtë i takon vitit 2020.

Faqja e cila e ka publikuar këtë raport, IBIA, është partner zyrtar i shtëpive të futbollit, FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ibrahimovic nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovic nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026

FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026

Përfaqësueset
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Atletico kalon në epërsi përballë Real Madridit me një penallti kontroverse

Atletico kalon në epërsi përballë Real Madridit me një penallti kontroverse

La Liga
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën

Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori