Qoftë nëse dëshironi të bëheni një portier i klasit botëror apo lojtar profesionist tenisti, këshilla më e mirë është të praktikoni sa më shumë.
Megjithatë, ka edhe disa gjëra tjera që mund t’i bëni për t’ju ndihmuar t’i përmirësoni reflekset, transmeton Telegrafi.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa mënyra se si mund t’i përmirësoni reflekset në mënyrë natyrale dhe të bëheni më të mirë në sportet apo fushat që dëshironi.
Zgjedhni një sport, cilindo sport – dhe ushtroni
Për çfarë saktësisht dëshironi t’i përmirësoni reflekset? Nëse është për një sport specifik, atëherë shumë mirë. Ndoshta dëshironi të bëheni portieri yll në ndeshjet javore, ose ndoshta jeni duke u marrë me boks dhe nuk dëshironi të pësoni goditje në fytyrë. Sidoqoftë, në këtë rast, klisheja e kamotshme është e vërtetë: ushtrimet ju bëjnë të përsosur. Reflekset kanë tendenca të jenë reagim jovullnetar, prandaj ju duhet ta zhvilloni kujtesën e muskujve dhe t’i bëni ato reagime të natyrës së dytë. Nëse nuk ushtroni mjaftueshëm, ju nuk do të vëreni rezultate.
Relaksohuni
Koha e reagimit gjithmonë do të jetë më e ngadaltë nëse jeni të stresuar. Muskujt e ngurtë janë më të ngadalshëm për t’i lëvizur. Nëse keni filluar të ushtroni boks, këshilla më e rëndësishme që ju nevojitet është të relaksoheni. Qëllimi i lojës është të qëndroni të relaksuar, por njëkohësisht të vëmendshëm.
Hani shumë spinaq dhe vezë
Të paktën kështu thonë hulumtuesit e universitetit Leiden dhe universitetit të Amsterdamit. Ata kanë zbuluar se personat që së fundmi kanë konsumuar tirozinë, që gjendet në spinaq dhe vezë, performojnë më mirë në detyrat që e testojnë kohën e reagimit.
Luani më shumë video-lojëra
Video-lojërat mund t’ju ndihmojnë me shpejtësinë e reagimit. Një studim nga shkencëtarët e universitetit Rochester ka zbuluar se video-lojërat e zhanrit aksion iu ndihmojnë njerëzve t’i marrin më shpejt vendimet e duhura.
Sigurohuni se po flini mjaftueshëm
Mungesa e gjumit mund të ketë efekt serioz në reflekse dhe në vendimmarrje të shpejtë. Hulumtuesit e Kalifornisë kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund t’ju bëjë po aq të paaftë sa sikur t’i kishit pirë disa pije alkoolike, prandaj sigurohuni se flini mjaftueshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit