Ka ende shumë dyshime rreth asaj se çfarë ndikimi ekonomik do të ketë në futboll pandemia COVID-19  dhe shumica klubeve në Evropë edhe pse kanë disa ide për përforcime ende janë në mëdyshje.   

Por ka edhe klube që tashmë i kanë kryer disa transferime për vitet e ardhshëm, sikurse që është ai i Chelsea që e mori Hakim Ziyechun.

Më poshtë janë pesë transferime që sipas Marca-s janë afër të ndodhin.


Timo Werner mes Liverpoolit dhe Interit

Klopp e dëshiron Wernerin në Liverpool, por për të në luftë janë edhe Inter dde Bayern Munich.

Interi është i interesuar për një zëvendësim të mundshëm për Lautaro Martinezin.

15892267567356


Leroy Sane në Gjermani

Kalimi i Sane në Bayern Munich nga Manchester City u prit edhe në janarin e kaluar, por ishte dëmtimi i gjurit që e pengoi atë të transferohej në Bavari.

Të gjitha shenjat tregojnë që lëvizja do të kryhet këtë verë.

sane


Lautaro bashkë me Lionel Messin

Lautaro është i lidhur për një kohë të gjatë me një kalim te Barcelona dhe gjërat janë rritur këto ditë, veçanërisht pasi ai u përball me katalanasit dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi tashmë ka luajtur së bashku me Messin për Argjentinën, dhe duket se mund të kalojë në Camp Nou për të marrë vendin e Luis Suarez.

15892268562444


Miralem Pjanic për Arthur Melo

Pjanic është në radarin e Barcelonës dhe marrëdhënia e tyre e mirë me Juventusin mund të ndihmojë për këtë lëvizje.

Një këmbim të tij pritet të vijë Arthur në Torino, por transferimi është i varur nga braziliani.

GettyImages 1182620178


Eduardo Camavinga: Casemiro i ri

Rennes ka Camavinga, një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë Evropës dhe veçanërisht Real Madridit.

Nënshkrimi i të riut do të lehtësonte ngarkesën e Casemiros në mesfushë, pasi Zinedine Zidane nuk e pushon kurrë brazilianin.

15892268276557


/Telegrafi/
telegrafi sport app