LAJMI I FUNDIT:

Pesë këshillat kryesore për të zbuluar lëkurën tuaj dhe nuancat ideale!

Pesë këshillat kryesore për të zbuluar lëkurën tuaj dhe nuancat ideale!

Njohja e karakterit të lëkurës është thelbësor nëse po përpiqeni të gjeni numrin ideal të nuancës që do të duket sikur nuk keni vendosur asgjë në lëkurë dhe nuk do të dallojë nga qafa apo pjesët e tjera të trupit (Donald Trump).

Ka një arsye pse linja kozmetike e Rihanna-s ‘Fenty Beauty’ është kaq e suksesshme, sepse ofron 40 tonalitete ngjyrash që përshtaten me çdo lloj lëkure. Por për ta arritur këtë duhet të njihni mirë llojin e lëkurës tuaj.


E ngrohtë: Këtu përfshihen lëkurët në ngjyrë të artë, ngjyrë pjeshke, të ullinjta apo të verdha

E ftohtë: Nëntonaliteti i lëkurës tuaj duket blu, i kuq apo rozë

Neutrale: Keni ngjyrë të ftohtë dhe të ngrohtë lëkure

Si ta zbuloni çfarë lëkure keni?

– Analizoni venat

Nuk është aq e çuditshme sa ç’tingëllon. Shikoni venat në kyçet e dorës, anojnë më shumë nga e kaltra apo nga e gjelbra? Ndonëse venat janë të kaltra, nëse keni tonalitet të ngrohtë lëkure do të duken më shumë si të gjelbra. E kundërta ndodh nëse keni tonalitet të ftohtë, venat do të duken të kaltra.

– Përdor atë që të ka trashëguar mamaja

Ngjyra jote natyrale e flokëve dhe syve janë treguesit më të mirë të tonalitetit të lëkurës.

Tonalitet i ftohtë:

Flokët: Kaf, të zinj apo biondë

Sytë: E kaltër, të gjelbër apo gri

Tonalitet i ngrohtë:

Flokët: Të kuq, kafe, të zinj apo karotë

Sytë: Kaf, lajthi, të verdhë

– Provoni bizhuteritë

Preferoni bizhuteri në ngjyrë të artë apo të argjendtë? Nëse jeni të fiksuar me bizhuteritë e arta, shanset janë që ju shkon më shumë me tonalitetin e lëkurës.

Të artat shkojnë më shumë me tonalitetin e ngrohtë të lëkurës, ndërsa bizhuteritë e argjendta duken më bukur në lëkurë të ftohtë.

Pra në varësi të asaj që ju shkon më shumë dhe preferoni më shumë, zbuloni tonalitetin tuaj të lëkurës.

– Si nxiheni?

Skuqeni apo ktheheni në një perëndeshë të artë në pak kohë? Nëse nxiheni shpejt bëni pjesë në kategorinë e lëkurës së ngrohtë, por nëse digjeni, ose digjeni dhe pastaj nxiheni, keni tonalitet të ftohtë. Nëse nxiheni ngadalë, por s’para digjeni, me shumë mundësi jeni neutralë.

– Cili është buzëkuqi i preferuar?

Merrni gjithnjë komplimente kur vendosni një ngjyrë të caktuar buzëkuqi? Kjo sepse ajo ngjyrë i shkon për shtat karakterit të fytyrës tuaj.

Tonalitetet e ftohta: Shmangni ngjyrat e verdha apo portokalli. E kuqja, vjollca dhe roza e lehtë do të duken shumë bukur tek ju!

Tonalitetet e ngrohta: Roza në pjeshkë, e kuqja në portokalli dhe ngjyrat nude në rozë i përshtaten më shumë lëkurës tuaj.

Burimi: Huda Beauty