LAJMI I FUNDIT:

Pesë këshilla për një lëkurë të bukur dhe shëndetshme pa shpenzuar para

Pesë këshilla për një lëkurë të bukur dhe shëndetshme pa shpenzuar para

Nëse mendoni se të pasurit një lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme merr shumë kohë dhe ju kushton shumë para, atëherë jeni gabim.

Vetëm pak ndryshime në stilin e jetës dhe rutinën ditore mund të sjellin së shpejti rezultate të mahnitshme, transmeton Telegrafi.


Lëkura, flokët dhe thonjtë e reflektojnë atë se çfarë hani dhe pini.

Shmangni dritën e diellit

Para se të dilni menjëherë në rreze të diellit, mbulojeni veten siç duhet dhe vendosni krem kundër diellit për t’ju mbrojtur nga rrezet e dëmshme ultra-vjollce. Ekspozimi në rreze të diellit njihet si shkaktari kryesor i çrregullimeve të ndryshme me lëkurë dhe kancerit në lëkurë.

Pastrojeni lëkurën çdo ditë

Pastrojeni fytyrën tri herë në ditë. Gjithashtu duhet t’i hiqni qelizat e vdekura, grimin dhe gjërat tjera para se të flini.

Është e rekomanduar ta lyeni fytyrën me krem çdo herë pasi ta pastroni atë me ujë.

Pini shumë ujë

Pini të paktën tetë deri nëntë gota ujë çdo ditë për ta mbajtur trupin të hidratuar. Uji, jo vetëm që ndihmon në tretjen e ushqimit, por gjithashtu i largon të gjitha toksinat nga trupi.

Mos pini duhan

Duhani jo vetëm që ka ndikim të keq në mushkëritë tuaja, por gjithashtu ju bën të dukeni më zeshkan. Gjithashtu, duhani është ndër shkaktarët kryesorë që fshihet prapa plakjes së hershme.

Konsumoni shumë fruta dhe perime

Konsumimi i frutave dhe perimeve e ndryshon dhe përmirëson tonin e lëkurës. Frutat dhe perimet janë burime të shkëlqyeshme të vitaminave, mineraleve dhe fibrave që janë përgjegjës për lëkurë të bukur dhe shëndetshme. /Telegrafi/