Pesë gra të vdekura u gjetën në një shtëpi në Arkansas, tre ishin fëmijë

Sherifi i Qarkut, Pope të Arkansasit, Shane Jones tha në një konferencë për shtyp se pesë gra të moshës 8 deri 50 vjeç u gjetën të vdekura në një shtëpi. Siç u njoftua, disa prej tyre u vranë nga të shtënat me armë.
Shane Jones pohoi se besohet që ky është një incident brenda një shtëpie dhe se asnjë i dyshuar nuk është në arrati.
Supozohet se ata janë anëtarë të një familje. Sidoqoftë, ai nuk pranoi të thoshte nëse ishte një rast i vrasjes së shumëfishtë dhe vetëvrasjes.
Jones tha se nuk kishte asnjë rrezik për qytetarët. Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.
Raportohet se policia u thirr nga një i afërm. Hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































